Mbifaturimet, CEZ: Ndëshkime për faturuesit

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të ankohen për mbifaturime të energjisë elektrike përgjatë 2007-2008 ndërkohë që CEZ premton ndëshkime më të ashpra ndaj atyre faturuesve që nuk lexojnë saktë matësat e energjisë elektrike.
CEZ ka ndërrmarrë tashmë një nismë për të verifikuar sa më parë abuzimet që kanë të bëjnë me mbifaturimet për shkak të mosleximit të saktë të matësave të energjisë elektrike me teknika moderne. Sipas drejtoreshës për komunikim pranë CEZ 40 % e ankesave që dorëzohen pranë kompanisë janë me pretendimin se ka pasaktësi në leximin e matësave.
CEZ Shpërndarje ka filluar fotografimin e matësave për gjithë ata abonentë që pretendojnë se ka gabime në leximin e konsumit të tyre. Më pas kjo foto, në mënyrë automatike, dërgohet në sistemin qendror të të dhënave dhe aty merret nga operatorët dhe bëhet verifikimi i të dhënave në sistemin e faturimit mbi konsumin e abonentit.