Ja e dashura e re e Balotellit

Pak ditë pas ndarjes me bukuroshen belge, Neguesha, Mario Balotelli ka rënë në lidhje me një bukuroshe tjetër. Mediat italiane kanë publikuar një foto të një vajze e cila sipas të gjitha gjasave është e dashura e re e Balotellit.
Në ndeshjen mes Milanit dhe Romës, vëllau i Mario Balotellit, Enoku ishte i shoqëruar nga një vajzë e cila duket të jetë "kunata" e tij. Sa herë që Balotelli kishte topin në këmbë, bukuroshka italiane ngritej në këmbë në përkrahje të tij.
Më keq mund të jetë ndier ajo pasi që në këtë ndeshje pikërisht Balotelli ishte lojtari që vazhdimisht fyhej nga tifozët e Romës në baza racore./indeksonline/