Sheiku i PSG-së: Real kujdes me sjelljet

Sheiku i PSG-së, Al Khelaifi i ka bërë thirrje Real Madridit që të ketë më shumë kujdes me sjelljet e tyre sa i përket çështjes Ancelotti.
Sheiku i ka bërë të qartë skuadrës spanjolle se Ancelotti ka kontratë edhe 1 vit me skuadrën dhe se nuk duhet ta bëjnë ata Ancelottin si trajner të tyre."Kam dëgjuar në media se si flitet për Ancelottin si një trajner i Realit.
Ai është trajneri i ynë, ka edhe një vit kontratë me ne dhe të gjithë jemi të kënaqur me të. Reali duhet të tregoj më shumë respekt e kulturë me ne" deklaroi Al Khelaifi./indeksonline/