E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sturridge futet në historinë e Liverpoolit

Sulmuesi i ri i Liverpoolit, Daniel Sturridge është futur në historinë e skuadrës së famshme, Liverpool.

Sulmuesi anglez është bërë lojtari që ka shënuar më së shumti gola për Reds në 13 ndeshjet e tij të para. Sturridge ka shënuar 10 gola në Premierligë nga 13 ndeshjet e para duke kaluar sulmues të famshëm të kësaj skuadre si Robbie Fowler e Fernando Torres.

Fowler kishte shënuar 8 gola nga 13 ndeshjet e para, Torres 6 gola, ndërsa Luis Suarez vetëm 4 gola./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›