Petrit Malaj: Akademia 60 vjet pa investime serioze, kërkon një infrastrukturë ti qëndrojë kohës
Rektori i Akademisë së Arteve z. Petrit Malaj i ka kërkuar kryeministrit Berisha një fond prej 100 mije eurosh në mbështetje të projekteve artistike. Në këtë projekt, sipas rektorit Malaj nuk do të përfshihen vetëm studentët dhe pedagogët e Akademisë,
por dhe ata të rinj të talentuar, të cilët kanë mbaruar studimet dhe nuk kanë pasur mundësi që të shpërfaqin vlerat artistike. Rektori Malaj pohon se sot nuk janë vetëm problemet sa i takon mbështetjes së krijimtarisë artistike, por një tjetër problem sipas tij që duhet zgjidhur është dhe infrastruktura, e cila në këtë institucion lë për të dëshiruar. Rektori tregon se për problemet e infrastrukturës është ngritur një grup pune në Akademi. Ne po bëjmë një studim dhe jemi në fazën përmbyllëse, për një miradministrim të të gjithë Akademisë së Arteve. Kemi kontaktuar me studio arkitektësh që merren me këto momente tepër të rëndësishme për një institucion, pohon rektori Malaj.
-Akademia e Arteve ka disa probleme, përsa i takon krijimtarisë artistike, çfarë po bëhet në këtë drejtim?
Muajin e kaluar pata një kontakt me kryeministrin, ku i dërgova një letër dhe unë i kam shprehur konsideratat e mia për institucionin e vetëm publik në Shqipëri, siç është Akademia e Arteve, për potencialin e madh njerëzor. Këtu studentët nuk vijnë vetëm me mesatare, por ata i nënshtrohen një konkursi me specialistët dhe si rezultat i infrastrukturës që ne gëzojmë me salla, ambiente etj, paçka se ne kemi në infrastrukturë problemet tona. Unë këtë ia bëra të qartë kryeministrit Berisha, pasi këtu ka mbi 60 vjet që nuk është investuar, dhe nuk ka pasur një investim serioz dhe të qëndrueshëm, që ti qëndrojë kohës që të jetë dhe për 20 vite më pas. Në këtë sens duke i folur për të gjithë këto aspekte akademike dhe krijuese, i shpreha që në vite këtu ka ekzistuar teatri i Akademisë së Arteve, që me emra si Kujtim Spahivogli etj, ka ekzistuar Orkestra Simfonike e Akademisë së Arteve, ka ekzistuar kori i akademisë, galeria e akademisë dhe të gjitha këto vazhdojnë akoma që të ekzistojnë, pra këto kanë ekzistuar në një mënyrë spontane dhe kjo vetëm falë vullnetit dhe pasionit të veçantë të artistëve, që kanë trokitur në një derë apo një tjetër dhe njëra prej tyre është hapur dhe ata kanë siguruar një fond, për një krijimtari të caktuar. Unë i kërkova kryeministrit, që kjo gjë nuk mund ti lihet më rastësisë, nuk mund të jetë më vetëm falë pasionit apo vullnetit të një personi, qoftë ky dhe titullar i institucionit, sepse edhe titullari i institucionit nuk ka se çtë bëjë, sepse ne nga Ministria e Arsimit marrim fonde vetëm për të paguar drita e telefon, pra MASH nuk ka detyrim që të na japë ne fonde sa i takon krijimtarisë artistike. Unë mendova që këtë tia kërkoj kryeministrit, qeveria vetë të ketë sensibilitetin e duhur. Unë tentova të bëj një sensibilizim për këtë gjë dhe kërkova një fond për krijimtarinë artistike në Akademinë e Arteve, fonde siç jepen në institucione të tjera, të cilat kanë në thelb prodhimin e vlerave të mirëfillta artistike. Unë i kërkova kryeministrit që për këtë vit të jepet një fond të paktën prej 100 mijë eurosh, i cili në kërkesat tona kërkohet që ai të jetë i përvitshëm.
-E ndërkohë, kur pritet konkretizimi i tij?
Ne kemi menduar se si do të funksionojë kjo, pasi unë e gjeta mirëkuptimin e kryeministrit për këtë kërkesë, i cili u shpreh pozitivisht menjëherë ndaj këtij fondi për Akademinë e Arteve. Ai i ka dhënë porositë e tij dhe ministri Tafaj, më pas po e zhvillon këtë gjë si proces. Akoma nuk është konkretizuar ky fond, por unë kam shpresa shumë të mëdha që ky do të konkretizohet. Nga MASH janë bërë të gjithë procedurat përkatëse dhe tashmë kanë kaluar në Ministrinë e Financave.
-Nëse kjo realizohet si do të jetë shpërndarja e tij. Si do të jenë projektet?
Nuk mund të themi se janë shumë 100 mijë euro, pasi janë shumë projekte artistike. Normalisht ne duhet të kemi premiera teatri, të kemi koncerte të Orkestrës Simfonike të Akademisë së Arteve, apo dhe të formacioneve më të vogla, do të kemi ekspozita çdo muaj në galerinë FAP nga pedagogë dhe studentë etj, por ne mendojmë që këtu të përfshihen edhe ata të talentuar që kanë mbaruar Akademinë e Arteve dhe sot e gjejnë shumë vështirë veten në tregun artistik, por në Akademia e Arteve nuk e ka për detyrim ligjor që të ketë këtë kujdes për ata, por nga ana tjetër ne kemi një detyrim moral që ata janë ish studentët tanë dhe duhen ndihmuar. Ata kanë dëshirë, vullnetin, kanë pasionin dhe nuk kanë pse të ndrydhen në rast se ne do të kemi mundësi për ti ndihmuar. Ne e kemi pasur gjithmonë derën hapur për ata, duke i ofruar salla, apo dhe ambiente të tjera duke ndikuar sadopak në atë krizë që ata kalojnë, por tashmë mundësia për ata mund të jetë dhe më e madhe. Në radhë të parë përfitues të këtij fondi do të jenë direkt studentët e Akademisë së Arteve dhe pedagogët, por dhe të rinj të talentuar. Këta të rinj jashtë Akademisë së Arteve, do të jenë ndoshta jo me projekte konkrete, por do të jenë pjesë e projekteve të Akademisë së Arteve. Kjo do të thotë që një aktor, një instrumentist etj, mund të jenë pjesë e një projekti të fituar dhe ne do të përpiqemi që ata ti mbajmë me kontrata të përkohshme, që ata të ndiejnë ndihmën në atë moment të vështirë që ata po kalojnë.
-Kush do ta bëjë shpërndarjen e këtij fondi, nëse ai merr miratimin?
Më pas kemi menduar që këtu të funksionojë një bord, i cili do të ketë përfaqësues të tre fakulteteve në Akademinë e Arteve, por i përbërë dhe nga studentë të Akademisë. Ky bord do të shqyrtojë projektet dhe gara do të jetë ajo që do ti shpalli fituesit. Ky bord do të vihet në efiçencë kur fondi të na hapet. Në momentin që ky fond prej 100 mijë eurosh do të hapet ne jemi të gatshëm për ta administruar atë.
-Deri tani thatë që shpresojmë në miratimin e fondit prej 100 mijë eurosh për projektet artistike, por nëse nuk realizohet kjo?
Unë dua ti besoj kryeministrit të Shqipërisë, ministrit të Arsimit, dua ti besoj anës burokratike që është ndjekur dhe unë jam në koherencë të përditshme për këtë gjë, por nëse ky fond nuk miratohet, kjo nuk është në dorën time. Unë kam shprehur një ide, e cila ka gjetur një përkrahje konkrete. Është një ide që synon ta kthejë Akademinë e Artit në një qytezë arti. Edhe pa këtë fond ne kemi pasur goxha aktivitete. Akademia e Arteve ka qenë e mbushur me projekte artistike, dhe jo vetëm ato të provimeve të studentëve që janë me qindra, por dhe projekte të tjera të mirëfillta, me të cilët aspirojnë studentët dhe pedagogët për të shpërfaqur vlerat e tyre. Ne kemi shkruar drejt asaj që nëse ne jepnim sallat me qera, në masën 50 për qind që ne e shfrytëzonim vetë dhe 50 përqind për projekte të tjera, ne e prishëm këtë raport në favorin tonë, pasi ne duam tju japim mundësi të gjithëve. Provimet tona janë publike, shfaqjet tona janë publike dhe këtë javë p.sh Fakulteti i Muzikës ka gjithë javës koncerte, dhe kjo do të jetë për të tre fakultet që studentët të kenë mundësi të shpërfaqen.
-E ndërkohë çfarë mund të na thoni mbi infrastrukturën e Akademisë së Arteve, si paraqitet ajo, pasi nëse flitet për realizime projektesh, si është infrastruktura?
Sa i takon infrastrukturës unë kam ngritur grupe pune në Akademi. Ne po bëjmë një studim dhe jemi në fazën përmbyllëse të saj, për një miradministrim të të gjithë Akademisë së Arteve. Kemi kontaktuar me studio arkitektësh që merren me këto momente tepër të rëndësishme për një institucion, sepse kam bindjen absolute që pa e bërë këtë detyrë projektimi për të menduar për 20 vite më pas, ne nuk mund të bëjmë asgjë, sepse me bërjen e detyrës së projektimit, për secilën godinë do të bëhen projektet për shtesat që kemi ne. Detyra e projektimit do të përcaktojë shtyllat qendrore, por dhe detaje se si do të funksionojë e gjithë kjo infrastrukturë në dobi të studentëve dhe pedagogëve të A.A. Unë dhe në takimin me kryemin