E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khedira firmos për Realin e Madridit

Zyrtarizmi për kalimin e lojtarit tek skuadra spanjolle do të publikohet brenda pak orësh. Preformanca mahnitëse e mesfushorit të Shtutgardit me Gjermaninë në botëror ka bërë që shumë skuadra të kërkojnë shërbimet e lojtarit për sezonin e ardhshëm.

Skuadra që është hedhur e para në sulm ka qënë Reali që arriti të bind lojtarin për të veshur fanellën e bardhë. Khedira është vetëm 23 vjeç dhe pritet të jetë një nga mesfushorët më të mirë në Europë në vitet e ardhshme.

Sami Khedira është autori i golit të tretë të Gjermanisë ndaj Uruguajit në finalen e vogël të botërorit afrikan duke bërë që skuadra e Joakim Lëv të renditej si skuadra e tretë më e mirë në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›