Ranieri shënjestron Interin: Gati të fitojmë
“Djemtë kanë dëshirë të bëjnë gjëra të bukura dhe me ndihmën e tifozëve besoj se do t’ia arrijmë. Distanca cilësore nga Interi ka mbetur po ajo e sezonit të kaluar, por kam besim se do të bëjmë përpara”, pohoi mes të tjerash Ranieri, duke shtuar se ekipi i tij do të luftojë në tre fronte sezonin e ardhshëm: kampionat, Kupë dhe në Ligën e Kampionëve.
Por më parë është finalja e Superkupës së Italisë me Interin, për të cilën “do të jemi mëse të përgatitur. Duam të përsërisim ecurinë pozitive të sezonit të kaluar, që nuk ka qenë gjë e vogël”. Sipas tij, skuadra është gati t’i dhurojë tifozëve të njëjtat emocione të kampionatit të kaluar, ku e mbajti hapur luftën për titull deri në vërshëllimën e fundit.