Ja gjyqtaret per dosjen "Basha"
Tirane - Caktohen gjyqtaret qe do te marrin ne dore dosjen "Durres-Kukes", ku i pandehur eshte ministri i Jashtem, Lulzim Basha. Dje eshte hedhur shorti per dosjen ne Gjykaten e Larte, nga ku dolen edhe emrat e 5 gjyqtareve qe do te gjykojne nese ministri i Jashtem, Lulzim Basha do te perfundoje pas hekurave apo do te dale i pafajshem per rrugen Durres-Kukes, per te cilen Prokuroria e Tiranes e akuzon per shperdorim detyre. Emrat e gjyqtareve te trupit gjykues jane: Spiro Spiro (relator), Aleksander Muskaj, Irma Bala, Besnik Imeraj dhe Perikli Zaharia. Ministri i Jashtem, Lulzim Basha do te gjykohet ne baze te akuzes se ngritur nga prokurori i ceshtjes, Arben Kraja, per shperdorim detyre dhe pabarazi ne tendera, ne kohen kur drejtonte Mistrine e Transporteve.
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, do te gjykohet ne themel nga ana e Gjykates se Larte per akuzat e shperdorimit te detyres dhe shkeljes se barazise ne tendere. Kjo eshte nje procedure qe eshte ndjekur rralle nga Gjykata e Larte por qe bazohet ne Kushtetuten e Shqiperise dhe Kodin e Procedures Penale. Edhe pse gjykimi do te behet nga nje peseshe gjyqtaresh, ai do te jete si ne Gjykaten e Rrethit dhe do te behet shqyrtimi i provave dhe deshmitareve nga fillimi.
Pas caktimit te relatorit dhe kater gjyqtareve te tjere, sot eshte caktuar edhe data e gjyqit qe do te jete pas kater javesh. Pra ministri Basha do te ulet ne banken e te pandehurve ne mes te muaj janar. Procesi do te zhvillohet si nje gjyq ne Shkallen e Pare, nje proces ne themel. Ne proces do te paraqiten provat dhe materialet e te dyja paleve, akuzes dhe mbrojtjes, si dhe do te pyeten deshmitaret sipas procedures se hetimit gjyqesor. Ne fund do te jete kjo peseshe gjykuese qe do te vendose se cfare do te behet me ministrin Lulzim Basha.
"Shqyrtimi i ceshtjes ne Gjykaten e Larte nuk mund te privoje asnje individ dhe as Prokurorine nga e drejta e gjykimit ne te pakten dy shkalle". Te dyja palet kane mundesi apelimi ne Kolegjet e Bashkuara. Kjo eshte edhe faza e fundit e procesit ku ceshtja shqyrtohet nga te gjithe 17 anetaret e Gjykates se Larte. Ata do te japin mendimin e tyre ne lidhje me ceshtjen dhe ky vendim eshte i apelueshem vetem ne Gjykaten Kushtetuese.
A. Cena
Gjyqtaret
Relator
Spiro Spiro
Anetare
Aleksander Muskaj
Irma Bala
Besnik Imeraj
Perikli Zaharia