E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimet pa leje, rrihet punetori

Artan Cena

Tirane- Ishte duke zbatuar urdhrin per shembjen e nje objekti pa leje, por eshte plagosur nga pronari i tij. Bardhyl Gjata 50 vjec, eshte goditur me lopate dhe kazme nga nje i ri. Ngjarja ndodhi ne rrugen "Sali Nivica", ne lagjen Ali Demi, ku punonjesi i inspektoratit te ndertimores, me detyre fadromist u sulmua nga 27-vjecari, Dritan Mija, qe ishte pronar i objektit qe po shembej. Lajmi eshte bere i ditur dje nga Policia e Tiranes, e cila tha se pas ngjarjes Gjata eshte derguar ne spital. Sipas burimeve te policise se kryeqytetit, mesohet se i demtuar ka mbetur Gjata, 50 vjec, lindur ne Korce dhe banues ne Tirane.

Policia

Uniformat blu thane se, dy dite me pare rreth ores 13:00, specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit, jane njoftuar se, ne rrugen "Sali Nivica", eshte demtuar ne pjese te ndryshme te trupit Gjata, punonjes i Policise Bashkiake me detyre fadromist. Ne drejtim te vendit te ngjarjes jane nisur efektivat te Drejtorise se Tiranes dhe te Komisariatit numer 1, ku ka ndodhur ngjarja. Me te shkuar ne vendin e ngjarjes jane bere hetimet e para ku u moren dhe deshmite. Sipas te dhenave te policise, Bardhyl Gjata eshte goditur me kazme dhe lopate nga Dritan Mija, ne momentin kur fadroma i eshte afruar objektit pa leje te tij. Pasi e ka rrahur, 27-vjecari Mija, eshte larguar ne drejtim te paditur per t'i shpetuar arrestimi te policise.

I plagosuri

Pasi eshte qelluar disa here ne koke dhe ne trup, Bardhyl Gjata, eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak, ku ka marre ndihmen mjekesore. Aktualisht gjendja shendetesore e Gjates, eshte permiresuar ndersa mjeku pohon se ai ka fraktura te kokes nga goditjet e marra. Sipas bluzave te bardha, "Gjata eshte ne gjendje te permiresuar, ka pesuar frakture ne koke, por besojme nuk ka demtime te trurit". Nderkohe qe policia ka shpallur ne kerkim, Dritan Mijan, dhe ndaj tij eshte ngritur akuza e "vrasjes me dashje, e mbetur ne tentative".

Rama: Plagosja e fadromistit, akt kriminal

Kryetari i bashkise Edi Rama e cilesoi akt "kriminal", plagosjen e njerit prej punonjesve te Inspektoratit te Ndertimit e Urbanistikes, prane bashkise se Tiranes. Kryebashkiaku Rama, pasi ka denuar kete akt te rende dhe kriminal eshte shprehur se nuk eshte koha per te folur, por eshte koha per te vepruar. "Per fat te keq eshte bere vazhde qe njerez krejt te papergjegjshem, kriminele, arrijne te godasin mbi njerezit e shtetit", tha Rama. Ai shtoi gjithashtu se eshte nje rast i perseritur qe njerezit e Inspektoratit te Ndertimit ndeshin me kundervenie, jo vetem te paligjshme por edhe te rrezikshme, prej personash te cilet tundin neper duar letrat e Shaban Memise. "Ështe koha per te vepruar dhe ky kriminel duhet te arrestohet dhe duhet te vendoset perpara drejtesise, nderkohe qe te gjithe duhet te kuptojne se perpara fuqise se ligjit dhe njerezve te shtetit qe zbatojne ligjin, askush nuk mund te vere dore", tha Rama.

L. Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›