Ja karriera 17-vjeçare e policit të vrarë
Inspektori Sabit Xhevahir Caka, lindi më 09.01.1960, në Borovë-Dibër. Ka filluar punë në strukturat e policies, me datë 16.09.1994. Ishte baba i katër fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali. Gjatë karrierës policore të tij, ka kryer detyra te ndryshme si: trup shërbimi, teknik armatimi, përgjegjës informacioni, ndihmës specialist i policisë së zonës dhe së fundmi, kryente detyrën si oficer i patrullës së përgjithshme, trup shërbimi në seksionin për rendin dhe sigurinë publike, në Komisariatin e Policisë Peqin, në Drejtorinë e Policisë
Qarkut Elbasan. Në periudhën 17-vjeçare te punës, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, është dalluar për disiplinë, përkushtim dhe gatishmëri në kryerjen e detyrave. Është vlerësuar vazhdimisht nga eprorët, kolegët dhe komuniteti për rezultatet konkrete, efikasitetin në punë dhe sidomos për iniciativën për të vepruar dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve dhe situatave si dhe, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Shquhej për
korrektësi, etikë profesionale dhe paraqitje dinjitoze në detyrë e publik.