E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja kush e pengon integrimin e të përndjekurve politikë

27-09-2011 / Nga Luan Myftiu

Mëkatarët e diktaturës nuk e durojnë dot dinjitetin e viktimave. Ata nuk kanë pranuar as pafajësínë e tyre. Por, meqë këtë e bëri realitet demokracía, janë sulur t’i trajtojnë viktimat si të jenë ca mjeranë, që shoqërísë iu dashka t’i mëshirojë. Jo! Integrími i ish-të përndjekurve politikë nuk mund të jetë një “lëmoshë” e altruizmit të aristokracísë së tranzicionit, qoftë kjo dhe e veshur me kostum demokrati. Se, në radhë të parë, janë ata që pengojnë sot integrimin e Shqipërísë në Europë, që nuk duan dhe integrimin e të përndjekurve të diktaturës. Këtu nuk mund të përjashtohen segmente dhe individë, të infiltruar në të djathtën shqiptare, që kanë alergjí ndaj këtyre shtresave fisnike. Se nuk mund të jetë e rastit, as vepër e demokracísë p.sh. vonesa e kësteve të dëmshpërblimit, kur përfituesit e tij po largohen nga jeta, pa parë një ditë të bardhë. Nuk janë pa synime klasore “kushtet” që Rama i vë demokracísë në prag të vlerësímit, që do t’i bëjë parlamenti europian reformave dhe vullnetit politik shqiptar për to. Nuk mund të jenë vetëm teka dhe ambicie meskine këto qëndrime absurde të “grigjës” së opozitës. Ato kanë synime të mbrapshta duke përfshirë këtu edhe pengesën për integrimin real të ish-të përndjekurve.  Janë këto skalione të komunizmit, që gjejnë mbështetës edhe në segmente e individë të djathtë, që po gatuajnë këtë komplot të madh kundër një demokracie funksionale. Duke qënë një e drejtë ligjore, dëmshpërblími  i të përndjekurve është një obligim moral i gjithë shoqërísë. Se vetëm kush çmon vuajtjen e pamerituar, që shkaktoi diktatura, është kundër saj dhe “pro” demokracísë së vërtetë. Ish-të përndjekurit e kanë ngritur tashmë monumentin e përballimit fisnik të mizorísë komuniste. Tani i takon demokracísë t’ua materializojë këtë në një muze madhështor e në një monument të admirueshëm në mes të Tiranës e të qyteteve kryesore të Shqipërísë. Ndonse ata kanë hyrë në historí, është detyrë e shkencës ta faktojë martirizimin e tyre në tekstet shkollore, në filma dhe spektakle të shpeshta. Dhe jo të merren me historítë e ndëshkimit të xhelatëve prej sadistëve të komunizmit. Të përndjekurit e diktaturës janë heronjtë e mirëfilltë të demokracisë, ndaj meritojnë, jo vetëm simpatinë e shoqërisë, por dhe njohjen e vuajtjeve të tyre. Dhe simpatia nuk shprehet me slogane patetike dhe përdëllime mëshirëplota. Jo! Integrimi i tyre kërkon impenjimin serioz të të gjithë politikës shqiptare, sidomos të forcave që përfaqësojnë aspiratën e martizimit të tyre. Ndonëse nuk mund të kompensohen as vuajtjet, as tmerret, as sakrificat dhe privacionet e tyre të papërshkrueshme, demokracía duhet të bëjë gjithçka për integrimin e tyre real në jetë. Dhe jo duke vënë në poste të larta ata që i torturuan dhe i nëpërkëmbën barbarisht këta heronj të pafajshëm, jo duke privilegjuar rishtas të përkëdhelurit e diktaturës, por duke afruar, nxitur e stimuluar të gjithë ata, që diktatura synoi madje dhe t’i depersonalizonte. Se, nuk kanë si ta çmojnë flijimin e martirëve të demokracisë ata që e shkaktuan. Nuk mund të pranojnë mëkatarët të lartësojnë sot viktimat, që dje ua shembën mitin e pathyeshmërísë së diktaturës së tyre, madje, kur kjo ishte në apogjeun e “lavdisë” së saj. Prandaj këtyre “gogolëve” modernë u vriten sytë tek shohin që demokracía përpiqet sinqerisht për integrimin e tyre. Tmerrohen këta kasapë, kur shoqëría kujton me nderim të thellë të gjithë ata, që e pritën plumbin komunist duke kënduar. Gjithë ata që mbajtën   gjallë shpresën për dashurí njerëzore. Për një demokrací për të gjithë. Për dënimin e krimeve të komunizmit. Vetëm kush e kupton madhështinë e fitores së “skllevërve” ndaj robërísë, përkulet sot me respekt ndaj dhimbjes së tyre. Kurse xhelatëve të papenduar, puthadorëve të pandreqshëm të despotizmit dhe gjithë shërbëtorëve të degraduar të “lumturísë” së mjerimit kolektiv u dhëmbin sytë nga respekti dhe njohja e vuajtjeve të këtyre viktimave prej demokracísë. Se nuk duan xhelatët komunistë që kjo demokrací të ndihet krenare, madje, të fisnikërohet duke lartësuar dinjitetin e nëpërkëmbur të atyre, që u vetëflijuan për këto ditë. Nuk durojnë dot sadistët komunistë, që kjo demokrací të lumturohet, kur të përndjekurit ngrejnë zërin për ndonjë të drejtë të tyre, endé të paplotësuar. Sepse në reagímin e tyre paqësor, në mospajtimin e tyre me privilegjimin e të prilegjuarve të diktaturës, demokracia dallon se si despotizmi komunist nuk ka mundur të shuajë në shpirtin e këtyre “skllevërve” krenarë instinktin e protestës njerëzore. Vetëm të mëkuarit me përbuzje klasore, xhelatët dhe lakejtë e padrejtësísë, ndihen sot keq, kur demokracía bën çmos për integrimin e viktimave të diktaturës. Sepse, po ata që deri dje “justifikonin” krimet e komunizmit, duke deklaruan se “ashtu ishin ligjet”, po tentojnë sot të zbehin respektin ndaj vuajtjes së të përndjekurve, duke e trajtuar kujdesin e demokracísë ndaj tyre si një lëmoshë, apo si një mëshirë ndaj ca mjeranëve të katandisur. Jo ! Të përndjekurit e diktaturës, ashtu siç dinë të respektojnë vlerën morale të vuajtjes së tyre, dinë të çmojnë edhe madhështinë e akteve të vërteta e të sinqerta të demokracísë ndaj tyre. Sepse vuajtja i ka mësuar të ndiejnë se kush i do e i respekton sinqerisht dhe cili tenton të përfitojë prej tyre, qoftë edhe duke u shtirur “keqardhës” ndaj kalvarit të tyre. Se, të mësuar me hipokrizínë e “mirësísë” tallëse të diktaturës, të përndjekurit e diktaturës e dallojnë menjëherë se kush i çmon si njerëz me vlera dhe kush tenton të pëfitojë nga dhimbja dhe e drejta e tyre morale për lirí e demokrací. Ata që duruan një jetë të tërë, po presin me besim që demokracía të kryejë misionin e saj human duke respektuar dhe ligjet ndërkombëtare për integrimin e tyre real!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›