E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja kush eshte Ivan Bogdanov tifozi-ultras serb qe dogji flamurin shqiptar

15-10-2010 / Redaksionale

Mosha e tij eshte 29 vjec i papune dhe vdes per dhunen. Historia e Ivan Bogdanov serbi nacionalist ekstrem i cili organizoi revolten ne stadiumin Italian te Xhenoves eshte nje perzierje mix e politikes kriminalitetit dhe pasionit per futbollin. Ivan Bogdanov eshte nje nga udheheqesit historik i tifozerise se skuadres se Beogradit Crvena Zvezda Ylli i kuq. I mbiquajtur Coi dhe i perket fraksionit ekstremist e militant te Ultra Boys nje grup i konsideruar nga policia shume i rrezikshem per lidhjet e saj okulte. Ne oret e fundit gazeta serbe Blic shkruante qe Ivan dhe i mbiquajtur Ivani i Tmerrshem ka qene nje nga pjesetaret e komandos qe sulmoi ambasaden amerikane ne Beograd ne shkurtin e 2008 per te protestuar kundra pavaresise se Kosoves. Jeteshkrimi i Bogdanov i cili eshte me shkolle te mesme dhe i papune tregon se ka dosje penale per sulme kundra oficereve te policise dhe sulme fyese kunder perkrahesve te Partizanit te Beogradit dhe Maribor-it. Po ashtu eshte arrestuar per posedim te droges dhe i akuzuar se mban kafshe te rrezikshme pa leje.
Pas arrestimit te tij pas nates se tmerrshme te stadiumit Marasi Bogdanov eshte shprehur se Nuk kam asgje kunder Italise une e kam me ekipin tim. Kam nje te kaluar ushtarake ne Serbi. Une e dua vendin tim. Aktualisht Ai mbahet ne burg ne pritje te gjyqit ne Xhenova gjyq i cili nuk do te jete me rruge te drejtperdrejte. Ai akuzohet per deme te renda rezistence ndaj nje zyrtari publik dhe shkelje te ligjit 401/89 mbi rendin publik ne veprimtarite sportive.
Bogdanov ishte i njohur me kohe nga policia dhe polemika mbi sigurine e rendit italian u ndezen edhe nga Ambasadorja serbe ne Itali Sandra Rashkoviq e cila tha se si disa dite para ndeshjes kishte derguar nje faks forcave policore italiane per te njoftuar ardhjen e Ivanit Une nuk dua te gjykoj askend ose te them se policia beri nje gabim. Por une them qe policia duhet te kishte kontrolluar te mire kur mbeshtetesit tane erdhen me autobuse dhe policia italiane duhet te kishte kontrolluar me mire hyrjen ne stadium.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›