E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistet kane frike nga drejtesia e gjykatave

15-10-2010 / Redaksionale

Lum populli per opoziten qe ka Mjere populli per opoziten qe ska. Kasta socialiste serish i qendroi pasive ftesa serioze e te njepasnjeshme te kryeministrit Berisha per te bere pjese e se ardhmes. Vecse ftesa te sinqerta te adresuara nje socializmi obstruksionist me trend obskurantist. Aktive kesaj radhe ne demonizim e maxhorances nepermjet numri dy i PS-se Gramoz Ruci nje relikte e regjimit te kaluar komunist i cili eshte shprehur ne Parlament se PS-ja nuk i beson gjykatat sepse i konsideron te kryeministrit. Me nje non-chalance retorike ai hodhi poshte 20 vjet konsolidim dhe forcim te besueshmerise institucionale.
Me nje paragjykim banal dhe te paprecedente opozita e majte investohet te delegjitimoje krejt sistemin e drejtesise duke i vene kazmen besueshmerise konstitucionale vetem pse eshte e bindur se kryeministri Sali Berisha udheheq gjykatat.
Mirepo e kunderta eshte e verteta. Ndarja e pushteteve ndalon cdo ndikim te drejtperdrejte te Kreu te Ekzekutivit mbi sistemin e drejtesise. Kete e di cdo kush qe informohet se paku njehere ne jave. Afermendsh eshte e ditur se ashtu si politikanet bejne politiken politike gjeneralet bejne ushtrine ushtri edhe gjykatesit bejne drejtesine me drejtesi. Ashtu si politika nuk do te mund tu lihet vetem politikaneve apo ushtria nuk do te mund tu lihet vetem gjeneraleve edhe drejtesia nuk mund tu lihet vetem gjykatesve. Prandaj eshte Legjislativi ku sovrani vendos njerezit ne krye te drejtesise.
Eumlshte ashiqare qe te gjitha pushtetet duhet te kene mekanizmat e kontrollit dhe te verifikimit mbasi po aq sa drejtesia eshte e demokracise edhe siguria eshte garancia me e madhe e saj. Ne shoqerite qe drejtesia nuk eshte mbi gjithcka nuk mund te kete shtet real demokratik .
Pertej parimeve te ndarjes se pushteteve nje gje eshte e kjarte. Opozita socialiste ne Parlament as sot e as mot nuk ka treguar interes per te qene bashkepunuese dhe konstruktive per reformat e ndryshme. Kete e konstaton lehte duke pare qendrimin e tyre te kushtezuar kundrejt votimeve te ligjeve me rendesi te vecante. Bile shkojne deri aty sa per ti qendruar koherent agjendes konfliktuale dalin kunder apeleve dashamirese te miqve amerikane. Nese Gjykata e Administrative humbi shansin e miratimit ajo eshte viktime e Edi Rames i cili vendosi kushtezimin e ketij ligji me perfitimin e disa avantazheve te palejueshme konstitucionale.
Krye-socialisti Rama duke mos qene prezent ne kuvend pasi nuk eshte deputet i ka deleguar Gramoz Rucit te qemtoje argumentin alogjik se Sti besojme Gjykatat pa u bere transparenca. Eumlshte jashte logjike qe transparenca te behet pa ndihmen e Gjykatave. Jane gjykatat e shtetit shqiptar qe vendosin per transparence dhe jo kerkesat kunderthenese te socialisteve. Sa mire socialistet i perplasin cdo dite qeverise se miraton ligje anti-kushtetuese dhe duartrokasin Gjykaten Kushtetuese per paanshmeri. Dhe vendime te drejta. Mirepo kur atyre u propozohet te shkojne ne po kete Gjykate per te njohur te drejten e tyre per transparence nepermjet hapjes se kutive te fleteve te votimit socialistet akuzojne Gjykatat per pa kredibilitet.
Sidoqofte nese ka nje alibi ne kete ngerc politik eshte alibia e nje njeriu me dy standarde. I pari standard eshte i pohimit kur i intereson dhe standardi i mohim kur nuk i intereson.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›