E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si funksionon teoria e akuzave

15-10-2010 / Nga Lavdrim Lita

Duke pare qe nje nga karakteristikat e opinionit publik eshte se ka nje kujtese te shkurter ndash jo per keqdashje por ka shume gjera qe duhen mbajtur mend dhe menduar - akuza politike po ndez nje mekanizem te dyfishte shume te nderlikuar. Se pari ate tradicional ku cdo pergenjeshtrim akuze perforcon ne njefare menyre insinuaten e teorise se akuzes duke sugjeruar nje lidhje mes paditesit dhe te paditurit. Se dyti sepse fokusimi i medies eshte mbi te paditurin ose mendohet se ai/ajo eshte dhe jo tek paditesi.
Midis shembujve qe mund te marrim jane akuzat per kuneterizimin per analogji te kriminalizimit t1 shumices parlamentare si dukuri korruptive. Mirepo indiciet dhe provat e vetme per kete fushate jakobine jane vete deklarimet e pasurise se deputeteve qe ngjajne me versionin post-modern te noveles Letra e vjedhur e poetit amerikan Alan Poe ne te cilen nje minister i oborrit shantazhon Mbretereshen me nje dokument njolloses. Sido qe te jete hapi perpara qe kishte ministri ne fjale ishte se kishte nje leter me shkrimin personal te mbretereshes kurse ketu kemi deklarimet personale te pasurise se ministrave te qeverise Berisha duke i amplifikuar dhe shtremberuar me nje teknike manipulatore. Cdo dite nga pak i jepen ushqim bishes mediatike te drekoje me mish Ministrash.
Afermendsh dikush mund te thote nuk eshte keshtu ndash sic tregon dhe referenca letrare ndash sepse fenomeni nuk eshte i ri. Megjithate mjafton te shfletosh Iluzionet e Humbura te Balzakut per te kuptuar se si fabrikohen akuzat jakobine qe ne gjuhen frenge quhen chantage dhe qe perkufizohet si nje gjetje e shtypit anglez e importuar se fundmi nga te pasurit per te shantazhuar pushtetin per me shume privilegje. Ai qe fabrikon akuza ose chantageur-i gjen disa letra pra disa pika ku mbeshtet teorine e tij. Nese Filan Fisteku nuk jep aq fuqi a pushtet sa kerkon chantageur-i ai i thekson atij/asaj se shtypi i perditshem eshte gati te te perdhose dinjitetin. Ka raste kur i Pushtetshmi bie pre e shantazhit dhe i jep Pushtetin shantazhuesit. Por ky nuk eshte rasti i Sali Berishes.
Me pas Balzaku vijon te tregoje dhe gjen origjinen e chantageur ne laboratorin e perjetshem te karaktereve franceze te kohes. Ai pra Balzaku shkruan se ne shekullin e XVIII-te kur gazetaria sa po lindtte shantazhi chantage behej nepermjet pamfleteve ose sprovave shembull modern eshte publicistika jakobine e Mero Bazes qe bliheshin nga te pasurit ne qarkullim. Shantazhi libresk eshte shpikur nga Aretino nje italian qe u imponohej mbreterve nepermjet gazetave.
Sidoqofte pertej fasades chantage dhe akuzave jakonine ka ca ndryshime themeltare.
Se pari akuza jakobine i drejtohet kundershtarit politik per ti marre atij Pushtetin pasurine ne konceptin e chantage-it. Dhe se dyti akuza jakobine nuk do shume elemente fajesie sepse teoria jakobine i fabrikon ate nepermjet spondes mediatike. Nje shembull i qarte i saj eshte e ashtuquajtura ceshtje e Ish-Ekspozites ku Partia Socialiste e prodhoi sponden tek media qe kishte interes tek ambienti ne diskutim. Dhe nje shembull i dyte i spondes eshte ceshtja Sacra Corona Unita te Prudentinos ku sponde ishte e perditshmja me pronesi italiane edhe pse shitet ne Shqiperi. Ne te dy raste PS-ja I referohej spondes se lajmeve te dale ne media per te afirmuar me shume akuzen jakobine te perdhosjes se dinjitetit te personit.
Teknika e perdorur eshte shume e sofistikuar sepse akuza jakobine me tipare shqiptare sjell ne mendje teorine e de-konstruksionisteve te filozofit francez Derrida. Teoria e filozofit ka per qellim te marre nje tekst p.sh deklarimi i pasurise dhe te tregoje impulset shtytese te deftyera te pathena te fshehura te paragjykimeve. Nje teori dhe nje praktike qe per shume eshte e veshtire ose vetem akademike por ne qofte se tregohen dite per dite pak nga pak ne media dhe ilustruar me dokumente te edhe pse te thena vete ndash behet e qarte si drita sepse zhvendoset vemendja eksplicite tregohet e fshehura e mohuara dhe ndryshohet argument sapo arsye e ftohte perballe me akuzat.
Gjithsesi ndryshimi eshte i qarte perderisa tek de-kontruksionistet kemi tekste kurse ne politiken shqiptare kemi te bejme me njerez ose me mire me Ministra duke vene keshtu ne loje klishe pergjithesuese te tipit te gjithe vjedhin te gjithe abuzojne me pushtetin nuk behet Shqiperia me shqiptare politika eshte kurve etj. Te gjitha keto jane alibi te paragjykimeve meskine qe cdo njeri prej nesh ben ne momentin qe skemi me respekt per dinjitetin njerezor.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›