E Diel, 1 Nëntor 2026

Perse nuk iu dha kartoni i kuq vandaleve serbe

15-10-2010 / Nga Marco Ansaldo La Stampa

Nje fishekzjarr nen kembet e tij. Kjo ishte pamja e fundit e ndeshjes se futbollit Itali-Serbi ajo e portierit Viviano qe ve ne pune reflekset e portierit per te shmangur nje goditje me top te zjarrte qe po i drejtohej - leshuar nga shkallaret e tribunes - dhe qe qarkoi me shpejtesi pertej kuadratit te portes me pas i erdhi fundi gjithckaje qe nuk duhet te kishte nisur per shkak te dhunes dhe kaosit te shkaktuar nga dymije huligane serbe qe vershuan ne Xhenova. Gjyqtari kryesor skocezi Thompson i coi te gjithe ne dhomat e zhveshjes. Nuk ishte me nje loje futbolli. Ne fakt nuk ishte e tille qysh kur u shkelmua topi nga pika e bardhe as edhe ne gjashte minutat qe lojtaret u perpoqen te luanin me kembe duke e mbajtur gjithmone njerin sy te fiksuar andej nga tribuna e tifozeve serbe te mufatur me fishekzjarre dhe me flamuj nacionale qe u vinin flaken nderkohe qe ulerisnin me sa kishin ne koke Kosova eshte zemra e Serbise.
Dukej sheshit se kjo dalldisje kolektive veshtire se do ta lejonte arbitrin ti binte bibilit ne minuten e fundit. Kjo ngjarje skedohet mes shume si percartje futbollistike. Na mbetet te pyesim veten nese kjo cakerdisje ka lidhje me politiken ultranacionalizmin ekstremizmin ne fund te fundit te gjithe keto izma qe nuk kane aspak lidhje me terrenin e blerte por qe shfrytezohen si mundesi per te shpalosur sedren ultranacionaliste. Tani eshte mese e ditur se keqberesit qe ndoten e demtuan Xhenoven perpara se te shfrynin dufin e tyre ne shkallet e stadiumit ishin ne pjesen derrmuese i njejti kontigjent qe derdhi gjak rrugeve te Beogradit duke kercenuar dhunshem manifestuesit e Gay Pride. Tashme eshte e qarte qe nuk ishin thjesht nje grupim qe u kishte marre koka ere nga tifozlleku i semure por kriminele qe kane kryer edhe me pare veprimtari qe te iken mendja e kokes. Qysh kur ishin nisur kishin synuar te mos e lejonin kombetaren e tyre te luante futboll. Dhe ia dolen mbane. Eumlshte nje deshtim i paimagjinueshem - u shpreh Prandelli ndash ishin mjaft femije te pranishem qeme pergatitur per nje feste te madhe dhe na e hodhen ne ere. Nuk me kishin zene syte kurre me pare dicka te tille. Perpara se Arbitri Thomson te shenjonte nderprerjen e ndeshjes te pranishmit ne stadium kishin braktisur vend-ndenjet dhe iu ishin drejtuar portave te daljes. Tek te gjithe ndihej shija e hidhur dhe percmimi. Vetedijesimi se ishin perdorur. Incidentet e Xhenoves e sprapsen lojen e topit te rrumbullaket qe kishte vijuar ashtu ne menyre te vaket e permes boshlleqeve te dilte nga qerthulli i dhunes imazhet qe kemi parasysh ta heqin trurin do te duhet mjaft kohe per tu bere me dije atyre qe sishin te pranishem ne stadium se keto mjedise jane te patrazuara. Demet jane te pallogaritshme. Edhe ata njerez persembari qe para se te hyjne ne shkallet e stadiumit u sekuestrohen shishet me uje mineral tek kangjellat e stadiumit mund te kerkojne me te drejte tu shpjegohet se si eshte e mundur qe keta keqberes hyjne ne stadium me fishekzjarre madje edhe me gershere per te prere rrjetezimin ndares me fushen e lojes qe te zaptojne fushen e blerte. Si eshte e mundur valle qe sherbimet inteligjente te vendeve perkatese nuk qene aq te afta sa te parandalonin tollovi te tilla per te mos i lejuar keta huligane te kalonin kufirin. Kusuret i paguan futbolli. Te tjerat shkojne e vijne.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›