Ja, ky është një moment i mirë për të shkrepur një foto
Një turist me një shkop, në majë të të cilit ishte një copë mishi, tenton të joshë një krokodil. Të tjerët presin që të shkrepin një foto. Por askujt nuk i kishte shkuar ndërmend se nga uji do dilte një krijesë gjigante, një krokodil 80 vjeçar. Turistët në anije janë zmbrapsur, por kanë pasur kohë të bëjnë një foto. Krokodilit gjigant, që rrallë është parë, i mungon një këmbë që mendohet se e ka humbur duke u ndeshur me një peshkaqen.
