S’ndalet MC Kresha
Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 11:08
Reperi MC Kresha nuk e ka ndërmend të ndalet me bashkëpunime dhe këngë e spote të reja. Kjo formë e karrierës është shumë “in” te kosovarët viteve të fundit, pasi që kështu ata e kanë gjetur formulën e tyre të suksesit.
Pas disa bashkëpunimeve të tjera, si me Nora Istrefin dhe Aurela Gaçen, Kresha kësaj radhe ka ardhur me një bashkëpunim me Lyrical Son dhe Sungullar.
Kënga quhet “Kon pe shanë me nanë”. Kënga më sa duket është një “diss” që reperët ia kanë përgatitur ndonjë reperi tjetër apo grupi reperësh në Kosovë, por ende nuk është bërë e ditur se kujt.
MC Kresha dhe Lyrical Son kanë një mori këngësh të realizuara së bashku, ndërkohë ata pritet që së shpejti të realizojnë edhe një këngë me titull “Not U”.