Mendojnë për familje
Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 12:27
Aktorët Rachel Weisz dhe Daniel Craig janë duke menduar për krijimin e një familjeje, duke ia shtuar asaj një bebe.
Sipas revistës britanike “Now”, çifti – të cilët mësohet se janë martuar në New York më 22 qershor me katër dëshmitarë – tani dëshirojnë që të kenë edhe fëmijët e tyre.
“Mos të tronditeni nëse nesër do të qesim një paralajmërim se Bondi do të ketë një djalë apo një vajzë me mbiemrin Bond”, ka thënë më shaka një burim për revistën.