Rastësisht takohet me Drake
Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 12:23
Rihanna raportohet se në mënyrë të rastësishme u takua me Drake. Këngëtarja e hitit “Califronia King Bed” ka kaluar të enjten e kaluar në një klub nate në New York bashkë me vëllain e saj dhe kushërinjtë, por ende nuk ka diçka serioze në lidhje me Drake.
“Ata (Rihanna dhe Drake) përfundimisht e simpatizojnë njëri-tjetrin”, tha një burim.
“Por, ajo është e dhënë pas karrierës dhe për momentin është më tepër e interesuar për lidhje joserioze”.