Ja “pasardhësi” i Vilanovës

Barcelona e ka zyrtarizuar angazhimin në skuadër të trajnerit spanjoll, Rubi. Joan Francesc Ferrer Rubi kaloj një edicion të suksesshëm si trajner i skuadrës Girona. Rubi arriti ta dërgoj këtë skuadër në finalen e Play off-it për inkuadrim në La Liga, por që humbi në finale ndaj Almerias.
Rubi është angazhuar si asistent i Tito Vilanovës. Së bashku me Jordi Rouran ai do të jetë krahu i djathtë i trajnerit të Barcelonës. Por mediat spanjolle shkruajnë se pikërisht Rubi mund të jetë në një të ardhme të afërt pasardhësi i Vilanovës.
Në rast se Vilanova do të ketë probleme me shëndet, ai mund të largohet nga posti i trajnerit për ti lëshuar vendin asistentit të tij. Rubi është shquar këtë edicion për lojën e bukur me Gironën si dhe aplikimin e lojës së ngjashme, çfare e bën Barcelona./Indeksonline/