E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isco e urrente Realin, qeni i tij quhet Messi

Blerja më e madhe e këtij viti për Real Madridin, talenti spanjoll Isco dikur e urrente aq shumë këtë skuadër. Mediat spanjolle kanë zbuluar detaje interesante për ish yllin e Malagës.

Në vitin 2009, pas Kampionatit Botëror U17, Isco kishte dhënë një deklaratë interesante ku kishte thënë se e urrenë Real Madridin.

"Unë jam një antimadrilen, kam qenë dhe do të jem. Kam ndjenjën se Reali është klub arrogant dhe se nuk meritun përulje. E dua Barcelonën sepse është skuadër me stil" kishte thënë Isco.

Se Isco ishte tifoz i Barcelonës deri tani, tregojnë edhe disa foto në dhomën e tij ku ai mbante fanela të Barcelonës.

Madje një detaj më shumë për këtë fakt, është edhe emri i qenit të tij. Isco është një fans i flaktë i Leo Messit për të cilën gjë i ka vënë emrin qenit të tij, Messi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›