Steven King vjen me muzikal
Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 10:44
"Mbreti i horrorit", Steven King, e shkroi rrëfimin “Ghost Brothers of Darkland County”, ndërkaq muzikën e bëri rok muzicienti John Melencamp.
Muzikali bënë fjalë për njeriun që e ruan fshehtësinë e vdekjes së vëllezërve të tij dhe të një vajze, në shtëpinë familjare të pushimit, 40 vjet më parë.
E në kohën e sotme, ai i dërgon dy djemtë e tij, që nuk durohen mes veti, për të kaluar një fundjavë në shtëpinë ‘e mallkuar’, ku fantazmat i shtyjnë të pajtohen, ose familje tyre do të rrënohet përgjithmonë me një tjetër tragjedi.
King dhe Melencamp kanë punuar mbi dhjetë vjet në këtë muzikal, ndërkaq premiera e tij është caktuar për 4 prill 2012, në Alliance Theatre, në Atlanta.