Gjirokastër, zjarr në fshatin Peshkëpi e Poshtme

Zjarret vijojnë të pushtojnë dhjetëra hektarë kullota dhe pyje në qarkun e Gjirokastrës. Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Peshkëpi e Poshtme ndërsa mësohet se nga zjarri i cili nisi në një faqe mali i është afruar zonës së banuar dhe 5 banesa rrezikohen nga flakët
Menjëherë në vendngjarja kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit po flakët favorizohen edhe nga era.
Gjithashtu në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar edhe banorët e fshatit Peshkëpi e Poshtme të cilët me mjete rrethanore po përpiqen të shuajnë zjarrin.
Kështu, vetëm gjatë 2 muajve të fundit në Gjirokastër janë shënuar me qindra vatra zjarri çka e bën ashtu si edhe vitet e tjera qytetin me problematik për sa i përket këtij fenomeni.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër iu bën edhe një herë thirrje të gjithë barinjëve dhe banorëve të fshatrave të komunave që të tregojnë kujdes, për të mos shkaktuar zjarr në kullota, pasi kjo është vepër penale dhe do të përgjigjen ligjërisht.