E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja ndeshjet e para në Premierligë

Premierliga Angleze i ka mësuar ndeshjet e javës së parë. Në hedhjen e shortit për kalendarin e ri të ndeshjeve, në Premierligë nuk do të ketë ndonjë derbi në javën e parë.

David Moyes me Manchester United debuton në sfidën si mysafir ndaj Swanseas. Pellegrini me Cityn e pret Newcastle United.

Mourinho rikthehet në Premierligë në ndeshjen ndaj Hull Cityt. Arsenali e pret në javën e parë Aston Villën, ndërsa Liverpooli i bën konak Stoke Cityt./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›