E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 me 3 në NBA, James i pandalshëm

Miami Heat e ka fituar ndeshjen e gjashtë në serinë finale të NBA me rezultat 103-100. Le Bron James ishte edhe një hero i ndeshjes duke qenë i pandalshëm në fitoren e Miamit.

James realizoj "triple-double" duke arritur 31 pikë, 11 asistime dhe 10 kërcime. Chalmers realizoj 20 pikë për Miamin ndërsa te San Antonio, Parker ishte më i mirë me 19 pikë dhe 8 asistime.

Ndeshja e shtatë do të përcaktojë kampionin e ri në NBA./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›