Ja oferta e United për Lewandowskin

Manchester United është më afër se secila skuadër tjetër në garën për të fituar shërbimet e Robert Lewandowskit. Skuadra kampione angleze është në bisedime me sulmuesin e Dortmund të cilin e ka pyetur për kërkesat që i do për tu bashkuar me këtë skuadër.
Lewandowski ka kërkuar dyfishimin e pagës që e ka aktualisht te Dortmund. Nga 40 mijë funta në javë sa i ka te Dortmund, United është e gatshme ti ofroj 90 mijë funta në javë.
25 milion funta Manchester United do ti ofroj Borusia Dortmundit për kartonin e lojtarit.
"Unë jam në pushime aktualisht por shpresoj se gjërat do të lëvizin përpara dhe situara do të ndryshoj" ka thënë Lewandowski./Indeksonline/