Turpërohet Mascherano, e godet stafin mjekësor

Javier Mascherano e ka bërë një gjest turpërues në ndeshjen mes Ekuadorit dhe Argjentinës. Pas një lëndimi që pësoj, Mascherano u bart nga barela e stafit mjekësor. Por pezmin e tij që e kishte në lojë, ai e barti tek stafi mjekësor.
Mascherano e goditi me këmbë shoferin që e barte me makinën bartëse. Pas këtij veprimi, gjyqtari e ndëshkoj atë me karton të kuq. Pas ndeshjes ylli i Barcelonës kërkoj falje për këtë gjest duke thënë se ndihet i turpëruar.
"Nuk ka asnjë justifikim për gjestin tim. Unë ndihem i turpëruar për atë që kam bërë. Unë kërkoj falje për këtë gjest të turpëruar" deklaroi Mascherano.