E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteste para Ministrise se Brendshme

Opozita protestoi sot para Ministrisë së Brendshme duke akuzuar ministrin Basha për manipulimin e listave të zgjedhësve në Tiranë.

Sipas opozitës, qeveria përmes zyrave të gjendjes civile po shton banorët e Tiranës në mënyre fiktive, duke nënshkruar kontrata qiraje me votues që vijnë nga zona të tjera.

Javën e kaluar PS akuzoi edhe KQZ-në se po bashkëpunon në manipulimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit, duke fotokopjuar materiale zgjedhore për kryeministrin Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›