E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja propozimet për 8 ambasadorët e rinj të Kosovës

Kosova pritet të emërojë 8 ambasadorët e rinj të saj. Sipas gazetës Zëri njëri prej tyre është Akan Ismajli i cili pritet të emërohet shumë shpejt ambasador i Kosovës në SHBA. Në Bruksel, Ilir Dugollin pritet ta zëvendësoj ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ndërsa vendin vakant në Shqipëri do ta plotësojë komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi.
Sipas burimeve të Zërit, Ylber Hysa do të emërohet ambasador në Maqedoni, i cili deri më tani ka punuar si koordinator për strategjinë gjithëpërfshirëse të veriut. Në kuadër të “rokadës” diplomatike, kanë përfituar edhe njerëz të afërt të Pacollit. Amir Ahmeti, deputet i Partisë së Drejtësisë, do të emërohet ambasador në një vend arab. Po ashtu Esat Brajshori në Çeki, kurse një tjetër anëtar i AKR-së, Shpend Kallaba do të emërohet në Bullgari si dhe Skender Gjakaliu në Gjermani, njeri ky që ka punuar në ministri të Arsimit, në kohën kur ishte ministër Enver Hoxhaj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›