Lagarde Rreziqe serioze per ekonomine globale
Mbi ekonominë globale rëndojnë rreziqe serioze dhe për këtë duhet të qëndrojmë vigjilent. Ka qenë kjo deklarata e kreut të FMN, Christine Largarde, në një diskutim me studentët në Moskë në ditën e parë të vizitës së saj.
Ajo ka theksuar se kundër krizës nevojiten veprime kolektive dhe kurajoze.
Ekonomia globale ka shtuar Lagarde, ka hyrë në një fazë pasigurie dhe të rrezikshme me parashikime të ulëta dhe rreziqe në rritje, ku dominon gjithnjë e më shumë një këndvështrim negative mes ekonomisë reale dhe sektorit financiar.
Në përkeqësimin e skenarit, ka thënë drejtorja e FMN, ndikojnë nivelet shumë të larta të papunësisë në shumë vende dhe kryesisht, më të prekurit janë të rinjtë. Bota po vuan një krizë të përgjithshme besimi, nëse nuk do të reagojmë me shpejtësi dhe të gjithë së bashku, mund të futemi në një spirale në rënië të pasigurisë,
paqëndrueshmërisë financiare dhe kolapsit të kërkesës globale.
Ashtu sikurse parashikimet e kancelares gjermane, Angela Merkel, edhe shefja e FMN, vlerëson se do të gjendemi përballë një 10 vjeçari me rritje të ulët të ekonomisë dhe papunësi të lartë.
Ndër të tjera, Lagarde i ka bërë thirrje Eurozonës mbi domosdoshmërinë e dyfishimit të përpjekjeve për të tejkaluar krizën e borxhit sovran.