Evropianët presin formimin e qeverisë greke

Ministrat evropian të financave po presin formimin e një qeverie të re greke para se të vëndosin nëse do ti japin atij vendi një tjetër këst të parave të ndihmës ekonomike.
Ministrat u takuan mbrëmë në Bruksel për të shqyrtuar këstin prej 11 miliard dollarësh. Ministrat kanë vendosur të presin për një marrëveshje mes kryeministrit grek Xhorxh Papandreu dhe udhëheqësit të opozitës Antonis Samaras për përbërjen e qeverisë së përkohëshme dhe një angazhimi për marrëveshjen e ndihmës ekonomike.
Dy politikanët grekë u takuan në Athinë për të zgjedhur një kryeministër kalimtar, por nuk arritën të binin në ujdi mbrëmë. Diskutime të tjera pritet të zhvillohen sot. Ish nënpresidenti i Bankës Qendrore Evropiane Lukas Papademos, ka dalë si një figurë e mundëshme për postin e kryeministrit.
Zoti Papandreu po tërhiqet për të favorizuar një koalicion qeveritar kalimtar pasi hoqi dorë nga thirrja e tij e para një jave për referendum mbi marrëveshjen për ndihmën evropiane.