Ja pse Saranda duhet të votojë PD dhe Sali Berishën
Sipas rrëfimit të ish-themeluesit të PD Sarandë, Simon Kola
Simon Kola është një mesoburrë 53 veçar prej 23 vitesh në kurbet, por që nuk ka munguar asnjëherë në votime. Edhe këtë herë për votimet e 23 Qershorit ka ardhur familjarisht të votojë për PD-në dhe Sali Berishën. E gjejmë tek zyrat e Degës së PD-së Sarandë teksa merret me emigracionin dhe personat që janë organizuar të vijnë për votime. Në bisedë me të, Simoni thotë se votimi është i shenjtë dhe të gjithë duhet të votojnë, ndaj ka ardhur dhe ndaj ka organizuar shumë emigrantë të vijnë të thonë fjalën e tyre për demokracinë përmes votës së tyre. Është nga nismëtarët e parë të krijimit të PD-së në Sarandë dhe për këtë tregon:Qenë ditët e para të hapjes së portave për fjalën e lirë. Punoja në park si punëtor, pasi babai u dënua nga diktatura se nuk donte të votonte komunizmin,vetëm dy vjet para se të vinte demokracia. Në park ishim fillimisht vetëm dy veta mes 500 punëtorëve që përfaqësuam frymën e demokracisë, unë dhe Jorgo Konomi. Në një nga këto ditë intensive dhe të tensionuara, vijnë dy lider të PD-së në Tiranë, Rexhep Karapici dhe Neritan Ceka dhe na kërkuan të dyve. U takuam fshehtas tek i vetmi karburant i Sarandës, aty u takuam. Na dhanë direktivat dhe udhëzimet, duke na porositur që të kishim kujdes se bisha qe egërsuar dhe lufta e klasave qe ashpërsuar. Filluam punën me takime. Më vijnë edhe sot ato kujtime që më ngjethin mishtë, kur prisnim sa të binte errësira dhe futeshim tek fabrika e miellit e zhvillonim mbledhjet duke fikur dritat. Na përgjonin. Kështu vijuam në fshehtësi deri sa erdhi mizingu i parë i PD-së në Sarandë me Arben Imamin. Dihet se ç’na ndodhi ku na zunë me gurë e perime të prishura deri sa ,nuk e harroi atë skenë, një nga djemtë e Sarandës që qe edhe me vëlla të dënuar politik,goditi Arben Imamin. Mitingu u prish dhe u shpërndamë për tu përballur me aktin terrorist të vendosjes së lëndës eksplozive në pallatin e ish kryetarit të parë të Degës së PD-së Sarandë, Kujtim Lloha. Edhe mua më erdhën shokët e më thanë të largohesha se nuk i dihej si përfundoja. Kështu u detyrova të iki në Greqi dhe vij të votoj se me të vërtetë më bëhet zemra mal që aspiratat dhe dëshirat tona i shoh të realizuara, madje edhe ata që na zunë me gurë e që na survejonin e spiunonin, tani kanë biznese dhe e ndjejnë ndryshimin, ndaj ta hedhin votën për ndryshimin, duke shlyer edhe gabimin dhe realizuar pendimin. Simon Kola shprehet se Shqipëria duhet të ecë para se dje nuk kishim pronë, sot kemi. Dje nuk ishim askushi, sot jemi. Kemi makina, shtëpi, prona, lëvizje të lirë dhe ecim për një jetë më të mirë. Saranda nuk duhet ti harrojë ato vështirësi që hoqëm në vitet e para,pasi është dëshmitare e atyre situatave që njerëzit të vdekur hiqeshin zvarrë në det të gjymtuar dhe ata kriminelë flasin sot për rilindje. Mos, Sarandë! Mos u jep shansin e dytë mostrave të krimit,apo nuk i njihni ish-oficerat e Degës së Brendshme që sot shkojnë shtëpi më shtëpi për vota rilindje. Ajo është rivdekje pas 22 vjetëve. Ktheni sytë pas dhe shikoni ku ishim dhe ku jemi. Le të distancohemi njëherë e përgjithmonë nga krimi. Të ecim përpara!Thotë këto fjalë dhe Simoni përlotet.Por shpreson tek vitaliteti dhe qartësia e votuesit se Sali Berisha duhet të qeverisë akoma për të përmbyllur misionin e tij ndaj popullit dhe Shqipërisë. Jo votë për ata që vranë vodhën e shkretuan vendin,jo vetëm në fillimet e demokracisë, por edhe në 1997 me urën e zjarrit në dorë përvëluan e shkrumbuan. JO rivdekjes!