Të ndalohet revanshi neokomunist i Edi Ramës kundër demokracisë
Ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë mbyllin fushatën elektorale në TOB, në përkrahje të PD-së dhe koalicionit të djathtë
Si rrallë herë mundet të ishte mbushur Pallati i Kulturës në Tiranë si ditën e martë. Ish-të burgosur dhe të përndjekur politik nga të gjitha anët e Shqipërisë u mblodhën për të dhënë mesazhin e fitores së Partisë Demokratike dhe të koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 23 Qershorit. Ajo që binte në sy ishte kultura qytetare e pjesëmarrësve në këtë tubim entuziast të atyre njerëzve që kishin sakrifikuar në emër të lirisë, demokracisë dhe kundër komunizmit. Pas një beteje të gjatë në breza kundër kolerës së kuqe bolshevike dhe diktaturës,ata sot ndjehen krenarë se e kanë fituar luftën e gjatë dhe të vështirë kundër komunizmit. Në përballje të pabarabartë kundër diktaturës komuniste,ata kanë sakrifikuar rininë,jetën,të afërmit e tyre që akoma varret nuk u gjendën, të pushkatuar mizorisht dhe barbarisht. Kishin ardhur për të sjellë mesazhin e bashkëvuajtësve të tyre, ish-të përndjekurit politikë nga e gjithë Shqipëria. Ata kishin udhëtuar nga Shkodra, Malësia e madhe, Vlora, Fieri, Korça, Kukësi, Hasi, Elbasani që tani me hapjen e tunelit është bërë një lagje e Kryeqytetit etj. Ata sollën mesazhin e fitores së Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë. Në këtë tubim të jashtëzakonshëm edhe për sa u përket ideve që u hodhën, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre kandidatët për deputet të Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, e nderoi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ish-i burgosuri politik i diktaturës, poeti, shkrimtari dhe publicisti z.Visar Zhiti, Kryetari i Bashkisë Tiranës z.Lulzim Basha, mjaft personalitete të shquara të jetës akademike dhe politike të vendit. Moderator dhe organizator i këtij tubimi ishte z.Simon Miraka, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste Demokrate të ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Pas Himnit të Flamurit, z.Miraka ftoj të pranishmit për një minutë heshtje në nderim të atyre qindra mijëra martirëve të lirisë dhe demokracisë, që dhanë jetën, derdhën gjakun kundër murtajës së kuqe bolshevike dhe diktaturës. Miraka theksoi qëllimin e këtij tubimi, në mbyllje të fushatës elektorale dhe mesazhin që të gjithë ish-të përndjekurit politikë, ashtu si kurdoherë të bëhen faktori dominues për fitoren e Partisë Demokratike dhe një barrierë e pakapërcyeshme kundër instalimit të një neokomunizmi të kamufluar dhe kundër demokracisë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste ish-komuniste. Pjesëmarrësit që morën fjalën ngjallën emocione tek të pranishmit. Reshat Kripa, ish-i burgosur politik, në moshën 15-vjeçare, në krye të një grupi studentësh nga Vlora, shkruante dhe shpërndante trakte ku bëhej thirrje për rrëzimin e regjimit komunist dhe Shqipërinë si Europa. Prandaj dhe u arrestua, u torturua dhe u dënua egërsisht dhe vuajti burgjet skëterrë të komunizmit. Duke marrë fjalën, ngjalli mjaft emocione tek të pranishmit: -Mos harroni, - ishte thirrja që oratori revokoi me plot pasion ndaj bashkëvuajtësve të tij. Ai kujtoi në shenjë respekti dhe nderimi, ata bashkëvuajtës që sakrifikuan çdo gjë kishin të shtrenjtë në jetën e tyre, vetë jetën e tyre në lulen e rinisë. Tani nuk jetojnë më. Por amaneti i tyre është i shenjtë për neve që akoma jetojmë dhe brezat tanë. Reshat Kripa solli në vëmendje të pranishmëve se gjithnjë dhe vazhdimisht Partia Socialiste ka qenë tejet armiqësore me ish të përndjekurit politikë të Shqipërisë. Mos harroni se sot më shumë se dy dekada nga rënia e komunizmit, akoma nuk janë gjendur varret e më shumë se 4000 të pushkatuarve me ose pa gjyq nga regjimi komunist. Në rebelimin komunist të vitit ‘97, në shënjestrën e pushkës së bandave kriminale të falangave të ish-sigurimit komunist të Partisë Socialiste, u vunë njerëzit tanë, djemtë tanë, si Bujar Kaloshi, Besnik Hidri, Lek Qoku, Adem Shehu, Besim Frangu, Skënder Kalenja e dhjetëra të tjerë bij të ish-të përndjekurve politikë që ranë në mbrojtje të institucioneve të shtetit dhe demokracisë. Deputetët socialist,kur u shtrua për miratim Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të KE për “dënimin e krimeve të komunizmit”, ata me urdhër të Edi Ramës lëshuan sallën. Kur u shtrua për miratim “ligji për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik”, deputetët socialistë ishin kundër dhe ikën nga salla. Edhe kur u shtrua për miratim “ligji i lustracionit”, ata përsëri ikën nga salla. Ironia ishte se edhe ish-Presidenti Topi, atij që “i dhemb zemra” për ish-të përndjekurit, nuk e firmosi ligjin. Partia Socialiste ka ndryshuar vetëm emrin nga Partia Komuniste dhe asnjëherë nuk ka pranuar të kërkojë falje popullit shqiptar për krime kundër popullit dhe të distancohet nga e kaluara e saj kriminale. Është domosdoshmëri historike që ne ish-të përndjekurit politikë të bëhemi faktori kryesor i fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit. Agim Musta, ish-i burgosur politik që vuajti burgun e Burrelit si kundërshtar politik i regjimit, e mori fjalën duke theksuar faktin e paturpësisë së disa të quajturve të përndjekur politikë, që i janë bashkuar Edi Ramës në koalicion me 4 Parti Komuniste. Ata mercenarë të mashtruar dhe të paguar nuk përfaqësojnë asgjë përveç faqes së tyre të zezë dhe do të dështojnë me turp. Nuk është e vërtetë se ish të përndjekurit politik janë të ndarë dhe të përçarë. Ne jemi të gjithë bashkë në idealin tonë të lirisë dhe kundër instalimit të neokomunizmit të përfaqësuar nga një skizofren si Edi Rama. Partia Demokratike është forca politike e idealeve tona,prandaj duhet ta mbështesim dhe përkrahim fuqishëm për një fitore spektakolare kundër instalimit të një neokomunizmi të rrezikshëm për fatet e demokracisë. Përshëndeti tubimin ish-i burgosuri politik Tanush Kaso, me një thirrje shumë entuziaste për fitoren e Partisë Demokaratike dhe Kryeministrit Berisha.
Ministri i kulturës Rinisë dhe Sporteve z.Visar Zhiti u prit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit. Në fjalën e tij, ai theksoi se ish-të burgosurit politik të diktaturës ishin rrënjët e demokracisë. Unë përkulem me respektin më të madh përpara atyre qindra e mijra bashkëvuajtësve të mi që vdiqën nga vuajtjet dhe uria në burgjet e ferrit komunist. Përkulem përpara kujtimit të atyre mijëra martirëve të lirisë që u pushkatuan mizorisht dhe vdiqën për idealin e lirise dhe demokracisë. Një neokomunizëm i sofistikuar dhe i kamufluar po bëhen përpjekje të restaurohet në Shqipëri. Ne ish-të përndjekurit dhe të burgosurit politik të diktaturës,përbëjmë një shumicë absolute në raport me popullsinë. Prandaj edhe Edi Rama dhe pinjollët e diktaturës komuniste kan frikë nga neve si djalli nga temjani. Neve do të ndalojmë revanshin neokomunist kundër demokracisë.Edi Rama dhe koalicioni i majtë nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë. Ata përfaqësojnë interesa klienteliste në qëllimin e mbrapshtë për të vjedhur dhe sunduar. Ata dhe partia e tyre janë përgjegjës për vuajtjet tona,për vuajtjet e popullit shqiptarë në diktaturën komuniste. Ata nuk kanë ndryshuar asgjë në konceptin dhe qëllimin e tyre Bolshevik kundër demokracisë.-Kur Kryeministri Berisha më ngarkoj detyrën e Ministrit më tha “ju përfaqësoni shtresën më fisnike të kombit tonë, ish-të përndjekurit politikë, luftëtarët e pa përkulur për liri e demokraci. Përfaqësoni me dinjitet ata martirë”. Dhe unë do ta mbaj fjalën e dhënë. Do t’ju përfaqësoj me nder e dinjitet edhe në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë. Partia Demokratike dhe Sali Berisha do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 23 Qershorit. Në këtë takim përshëndeti Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha. “Kam shumë emocione, si asnjëherë tjetër, që të flas përpara jush, juve qëndrestarët e demokracisë në Shqipëri, tha Basha. Juve keni qenë gjithnjë dhe vazhdimisht shtylla më e fuqishme që është mbështetur Partia Demokratike në momentet më të vështira të saj. E kam të vështirë të flas përpara inteligjencës dhe përkushtimit tuaj në idealin e demokracisë. Partia Demokratike e çmon lart kontributin tuaj dhe nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ka patur asnjëherë, që pa votën dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të ish-të përndjekurve politik të fitojmë kundër të majtës ish-komuniste të përfaqësuar nga Partia Socialiste. Partia Demokratike ka bërë shumë për shtresën tuaj, por jo mjaftueshëm. Ne këtë mandate qeverisës neve do të bëjmë shumë më tepër për juve. Me asgjë me asnjë çmim nuk mundet të dëmshpërblehet vuajtja e juaj,kontributi i juaj për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Shqipëria ka ndryshuar me qeverinë Berisha. Qeveria Berisha bëri të mundur anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave me BE,dhe këtë vit do të marrim statusin e vendit kandidat për në BE. Ju e dini më së miri se Partia Socialiste me Edi Ramën po vjen si një pako e pështirë ku është mbështjellë një neokomunizëm i rrezikshëm për demokracinë. Edi Rama në një veprimtari antikombëtare pengoj për mëse një vit votimin e tre ligjeve në Parlament si kushti për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Përveç kohës së humbur Shqipëria ka humbur lart më shumë se 300 milion dollar ndihma nga BE. Partia Socialiste me Edi Ramën u paraqitën në këtë fushatë elektorale pa asnjë program dhe alternativë qeverisëse. Qëllimi i tyre Bolshevik është vetëm marrja e pushtetit për të sunduar ashtu si baballarët e tyre. Në Partinë Socialiste është instaluar në eltën e saj kasta e kuqe enveriste dhe pinjollët e brezit të dytë të bllokmenëve. Si Kryetar i Shtabit Elektoral të Partisë Demokratike unë ju shpreh mirënjohjen time dhe besimin e pa lëkundur se me përkushtimin tuaj,me 23 Qershor do të shënojmë një fitore historike. Kryetari Bashkisë z.Lulzim Basha, kandidatët për deputet të Partisë Demokratike,u takuan një e nga një dhe u përshëndetën me ish të burgosurit politik dhe bënë mjaft fotografi.