E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja pse alarmohet Berisha nga anulimi i koncesioneve

sali berishaKryeministri në largim, Sali Berisha, ka deklaruar se anulimi i koncesioneve, siç është paralajmëruar nga mazhoranca e re, do të trembë investitorët.

Sipas Berishës, kjo është një gjobëvënie.

Por sipas deputetit socialist, Erion Braçe, e vërteta është ndryshe.

Po përse kaq në panik agai? Ja përse: Bëhet fjalë për dy kontrata koncesionare për shërbime të tilla si ngjyrosje e karburanteve, skanim i kontejnerëve dhe makinave të tjera në pikat doganore. I pari është dhënë vetëm me një VKM, vendim personal të Sali Berishës dhe vendos taksë kombëtare prej 7.3 dollarë për çdo 1 mijë litra, e cila do të rrisë çmimin e karburanteve dhe natyrisht shpenzimet e qytetarëve. 20 milion dollarë çdo vit për 10 vite kontratë dhe 200 milion dollarë në total. Ky shërbim është me kosto fare minimale dhe natyrisht me taksën e vendosur nga Sali Berisha fitimet janë kolosale.  Koncesioni i dytë ka kaluar me një ligj të Kuvendit në ditët e fundit të funksionimit të tij, para shpërndarjes për efekt të zgjedhjeve, i propozuar personalisht nga Sali Berisha dhe vendos taksë kombëtare jo për skanim të kontejnerëve dhe makinave të tjera, por tarifë 39 euro përtej skanimit për çdo deklaratë doganore. 10-12 milion euro çdo vit për 15 vite kontratë. 180 milion euro në total. Të gjitha këto para do ti paguajnë shqiptarët. Pra, gati 300 milion dollarë për 15 vite që do ju merren shqiptarëve me vendim të Sali Berishës për interes të klientëve të tij ekonomik. Ky është pushteti ekonomik me paratë e shqiptarëve që kërkon të gëzojë në opozitë doktori i mundur, shkruan Braçe në FB./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›