E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 mujori Eksportet rriten 17

Kemi eksportuar më shumë mallra këtë vit. Por jo vetëm kaq. Janë ulur importet në të njëjtën kohë duke përmirësuar ndjeshëm deficitin tregtar.
Sipas Institutit të Statistikave, në gjashtë muaj eksportuam gati 118 miliardë lekë mallra, ose 17 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa importi prej 233 miliardë lekësh ishte 6% më i ulët se një vit më parë.

Për shumë ekspertë, rënia e importeve mund të jenë shenjë e tkurrjes se konsumit. Kjo nuk përjashtohet tërësisht, por prodhimet e huaja duket se janë zëvendësuar më së miri nga ato vendase, duke filluar nga perimet deri tek energjia elektrike. 

Në fakt, energjia dha ndikimin kryesor në tregtinë e mbarë të vendit, pasi prej fillimit të vitit e deri më tani vetëm kemi eksportuar. Në gjashtë muajt e tjerë faktori energji do të jetë më i zbehur, pasi operatori i shpërndajes CEZ, ka rifilluar importin, ndërsa prej qershorit nuk kalon rrymë shqiptare në linjat e huaja të  transmetimit.

Ajo që na jep më shumë optimizëm është tregtia në tekstile e ushqime. Eksportet e tyre janë rritur ndjeshëm, duke dhënë shenja rigjallërimit të fabrikave tekstike dhe një forcim të industrisë ushqimore.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›