E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet prodhimi i ushqimeve ne vend

Prodhimi i ushqimeve në vend po rritet pavarësisht vështirësive në treg.
Industria ushqimore arriti në 60 miliardë lekë, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, me rritje prodhimi 6%.
Ndërsa po plotësojnë pothuajse gjithë kërkesën në vend, përpunuesit e shtuan aktivitetin falë eksporteve.

Vendet e ftohta janë e ardhmja e industrisë së konservaveve edhe sipas z. Ferizaj.

Agropërpunimi ka bërë një hap cilësor, që duket tek fillimi i eksportit të qumështit e prodhimeve të mishit. Kujtojmë se vetëm pak vite më parë, me këto produkte nuk ishim të besueshëm në tregjet e huaja.

Por jo gjithçka shkon vaj në agropërpunim. Shumë industri e importojnë lëndën e parë dhe sigurimi në vend i saj duket i largët.

Në vend janë mbi 2100 stabilimente prodhimi ushqimor, të cilat kanë mbi 11 mijë të punësuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›