Veshje dhe zhveshje me rastin e festave të fundvitit

Personazhe të njohur të show biznesit botëtorë po vishen e po zhvishen për nderë të festave të fundvitit.
Këngëtarja Cheryl Cole është fanse e madhe e këtij sezoni, duke treguar në Twitter se pëlqen gjithçka që ka të bëj me Krishtlindjet. Princesha e muzikës pop, dukej bukur derisa pozonte jo me një, por me dy xhempera festive derisa bëhet gati të kalojë pushimet me të dashurin Tre Holloway.
Modelja gjermane Sylvie është dhurata që jep dhurata të tjera.
Midfielder Rafael van der Vaart është një burrë me fat nëse gruaja e tij i ka qëlluar kështu në dhuratat e Krishtlindjeve.
Ylli i One Direction Harry Styles duket një elf i ëmbël.
Këngëtari po kalon momente të këndshme me të dashurën e tij Taylor Swift dhe është fotografuar me këtë xhemper të ri, javën e kaluar.
Modelja tjetër Abbey Clancy këtë foto e ka publikuar qysh në fillim tëkëtij muaji duke treguar se kjo foto është e vitit të kaluar, por ajo ndjeu nostalgji për të.
Pop princesha Katy Perry disa ditë më parë mbajti një koncert në Majami e veshur me kostumet e babagjyshit seksi.
Vitin e kaluar, ajo i kaloi Krishtlindjen mijëra kilometra larg nga ai që atëherë ishte bashkëshorti i saj, Russell Brand, pasi që ai kërkoi divorcin. Tani ajo është në lidhje me John Mayer me të cilin do të nis vitin 2013.
Mariah Carey ka nisur festimet heret. Ajo në një koncert që u mbajtë në nëntor ishte e veshur me kostumet festive.
42 vjeçarja me këtë rast këndoi himnin e saj të krishtlindjeve, “All i want for Christmas is you”. /Indeksonline/