Moisiu: Nexhmijen e veshur si italiane e kujtuam spiune
TIRANË- Edhe pse i ka lënë të 82-tat, është shumë vital. Çdo ditë e ka të angazhuar, e ka vendosur të flasë deri sa të ketë jetë. Ka eksperiencë përvojash profesionale, jetësore. Parë nga larg duket shumë serioz por me të komunikuar me të, i largohet menjëherë statura e ushtarakut, duke shfaqur një burrë të urtë, të butë e të mençur. Na thotë se nuk ka shumë humor, por zotëron artin e të qeshurit. Është Alfred Moisiu, ish-Presidenti i Republikës, që vjen në një rrëfim të veçantë për "Gazetën Shqiptare", duke u rikthyer në vite e duke na sjellë pjesët më pikante të jetës së tij.
Djali i Spiro Moisiut, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm; çfarë keni marrë nga babai juaj?
Babai im ka qenë një ushtarak i vjetër i shkolluar në Austri para Luftës së Parë Botërore dhe edukata e kultura që ai kish marrë e bënte njeri rigoroz në detyrë, ndërsa në familje ishte ndryshe. Ai ishte një prind si gjithë të tjerët. Interesohej për arsimimin tonë, jo për notat, për shëndetin dhe gjithshka që i takon një prindi. Sigurisht, si çdo prind në momente të caktuara ngrinte dhe zërin, por unë ruaj kujtimet më të mira për të. Ai ishte njeri i drejtë, i ndershëm, patriot, gjëra të cilat m'i ka transmetuar dhe mua, vëllait e motrës. Mund të them pa e ekzagjeruar se ishte trim, kur vinte problemi për gjëra të rëndësishme për Shqipërinë.
Kur morët pjesë në Luftën Nacional-Çlirimtare, e kishte merak babai këtë pjesë?ak babai këtë pjesë? ak babai këtë pjesë?
Unë në atë kohë kam qenë në gjimnazin e Tiranës. Sistemi arsimor ishte ndryshe, fillorja ishte 5 vjet dhe gjimnazi 8 vjet, pra arsimi parauniversitar në total ishte 13 vjet. Jetoja në konvikt, të cilat në atë kohë ishin çerdhe të revolucionit, sepse dihet që kudo rinia është pjesa më aktive dhe më e sensibilizuar e popullit, kombit. Rinia nuk para pranon padrejtësi e poshtërime. Është pjesa më e gatshme e popullatës për të sakrifikuar në situata të vështira për kombin. Ajo situatë më involvoi dhe mua në grupet organizative ilegale të kohës të rinisë.
Keni pasur peripeci gjatë luftës?
Familja ime ka pasur shumë peripeci. Një farë kohe jetuam në ilegalitet të plotë. Më kujtohet që një herë Nexhmije Hoxha erdhi të na sillte një letër nga babai. Ishte veshur si italiane moderne e ne menduam se ishte spiune dhe u tërhoqëm nga ballkoni ku po rrinim. Më vonë u bë e qartë se ajo kishte ardhur për të na sjellë një letër nga babai, i cili kërkonte që të largoheshim nga Tirana dhe të vinim në zonat e çliruara, ku mund të ishim më të sigurtë. Ajo kohë ka pasur shumë peripeci, të cilat i kam përshkruar në librin e parë të kujtimeve të mia. Peripecitë kanë qenë aq të shumta, sa që edhe unë kur i lexoj, megjithëse i kam përjetuar dhe shkruar vetë, nganjëherë më duken vërtet të çuditshme, por në kohë lufte çfarë nuk ndodh.
(Rrëfmi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(e.m/bBalkanWeb)