Masakra e Shëngjinit, Fqinjët: Sherr i vjetër, motra e shante përditë
LEZHË- Shëngjini dje u gdhi ndryshe. Jo nga zërat e pushuesve, por nga krismat e armëve. Vrasja e trefishtë e ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Shëngjin, duket se jehonën do ta ketë të gjatë. Një ngjarje e pa ndodhur më parë në këtë qytezë, e cila ka tronditur jo vetëm banorët, por edhe turistët e shumtë të ardhur në këtë mes sezoni turistik.
Fqinjët e familjes janë ende të tronditur nga ngjarja e rëndë, por shumë prej tyre shprehin më shumë dhimbje për vetëvrasjen e Sandër Ndojit, se sa për krimin e kryer prej tij. “Ajo ia kishte nxirë jetën dhe nuk e linte asnjë ditë të qetë. Që prej 1 muaj e gjysmë që kishte ardhur nga Italia, ajo e shante dhe e ofendonte të vëllanë me fjalët më të rënda, saqë dhe ne që i kishim komshi, na vinte turp t’i dëgjonim. Çdo ditë ziheshin dhe griheshin mes tyre për atë shtëpi, që u hëngri dhe kokën. Sandri ishte një djalë i qetë dhe i respektueshëm dhe nuk i binte asnjërit në qafë. Shikonte punën dhe familjen e tij dhe nuk përzihej me askënd. Ndërsa e motra bashkë me burrin e saj e ngacmonin vazhdimisht dhe e ofendonin”, – rrëfen për “Gazetën Shqiptare” një prej fqinjëve të familjes Ndoj.
Ndërkaq, Llesh Kiku, pronari i një prej lokaleve vetëm pak metra larg banesës së Sandër Ndoj, tregon se ata ishin një familje e nderuar dhe e respektuar në qytet dhe se i ati, Mark Ndoj ka qenë një burrë me pushtet në atë zonë. “Ishin njerëz korrekt dhe të sjellshëm. Na erdhi shumë keq për atë që ndodhi, por se çfarë problemesh kanë pasur ata mes tyre në familje, këtë nuk di ta them, pasi nuk na takon ne. Ne kemi pasur marrëdhënie shumë të mira dhe jemi tronditur nga ajo që ka ndodhur”, – tregon 75-vjeçari Kiku.Mes fqinjëve gjen shumë persona që mbrojnë 49-vjeçarin, i cili sipas tyre ka duruar shumë. “Ai ka duruar shumë, se po të isha unë në vend të tij, nuk do kisha duruar kaq gjatë. Ajo e shante me fjalët më të ndyra bashkë me burrin e saj italian, i cili punonte në një fabrikë peshku këtu në Shëngjin. Madje, mesa kam dëgjuar, Sandri i ka thënë disa herë të afërmve të tij që ata duhet të largohen që aty, se nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë. Të isha unë në vend të tij, do ta kisha vrarë dhe pastaj do isha dorëzuar vetë në Polici”, – shprehet një tjetër fqinj i familjes. Të pyetur në lidhje me ngjarjen, fqinjët ngrenë supet dhe nuk dinë të japin shpjegime, pasi ngjarja ka ndodhur në orët e para dhe të pakët kanë qenë kalimtarët. “Nuk e dimë si ka ndodhur, pasi ka qenë shumë herët, por me sa kam dëgjuar, Sandër Ndoj kishte dalë për të shkuar në punë dhe e motra ishte në ballkon. Sapo e ka parë, ka nisur ta shajë dhe të debatojë me të. Ai i ka thënë vetëm: “Hiqmu dhe mos më bjerë në qafë”, por ajo ka vijuar debatin. Pastaj ai e ka qëlluar. Më shumë nuk dimë”, – mbyll rrëfimin e saj Valentina Kiku.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fqinjët: Sherr i vjetër, motra e shante përditë