E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse u duhet neronëve akuza për “kanibalizëm elektoral”

17-06-2011 / Nga Luan Myftiu

“Çdo politikë duhet të përmbyset para drejtësísë” - E. Kant

Sa më e furishme të jetë ambicia për pushtet të pamerituar, aq më e madhe është frika e saj nga humbja. Kush e kërkon pushtetin me dhunë, i sheh partnerët si kanibalë. Diktatura arrestonte të pafajshëm para se të niste “fushátat” e saj qesharáke zgjedhore. Rama kërcënon institucionet e administrimit zgjedhor para se ato të marrin vendim për fitimtarin. A mos ky neron, që merr pozat e “apostullit” të votës së lirë, i terrorizuar nga humbja, djeg fatet e vendit, pikërisht kur organet e administrimit të votës vlerësojnë vullnetin e çdo qytetari ? Se, si gjithë të privilegjuarit e diktaturës, edhe Rama është mësuar ta shohë elektoratin si skllavin e tij të lumtur. Ai po akuzon për kanibalizëm ata që në fakt po realizojnë aspiratën e tij të shenjtërímit të votës. Mirëpo kanibalja diktaturë hëngri, jo vetëm çdo aspiratë qytetare, çdo ëndërr të trashëguar në shekuj, çdo vlerë, virtyt, talent, pronë; jo vetëm kollofíti çdo dëshirë, ëndërr, gëzim, lumturí; jo vetëm përpiu dashurítë, besimet dhe vetë të ardhmen e kombit, por ajo kreu krime, që ndoshta nuk do të guxonte t’i bënte as një pushtues i huaj. Kjo kuçedër hëngri, madje, pafajësinë dhe dinjitetin e kombit, u tall me  të drejtën e votës, me lirínë e zgjedhjes, me vullnetin qytetar për të vendosur mbi fatin e vet. Ndoshta prandaj imagjinata e sëmurë i sjell Ramës ndër mend akuzën “kanibalizëm”. Prandaj tërbohet ai, kur Drejtësía guxon të japë një gjykim, që përjashton ngadhnjimin e tij mbi të gjitha pushtetet. Mos, vallë, Ramën e tmerron respektimi i “idealeve”, për mosarritjen e të cilave pengoi dy vjet jetën parlamentare dhe dëmtoi imazhin e Shqipërísë? Se, neronët “modernë” nuk i peshojnë motivet, për të cilat i vënë flakën vendit, e izolojnë atë duke e ndarë nga familja e tyre e hershme europiane.    
Diktatura, kjo perandorí e gënjeshtrës dhe e krimit, ky “tempull” i zí i depersonalizimit të njeriut, vërsulej të shkatërronte edhe embrionin e lirisë, që bulonte në fund të vetëdijes së “skllevërve” të saj. Diktaturën e tmerronte mendími se propaganda dhe terrori i saj nuk kishin arritur të bënin njeriun të kënaqej me idenë se e keqja prej saj s’kishte fund dhe se të gjithë ishin “pengje”, që duhej t’i shërbenin garantimit të pushtetit të “kopaçes”. Kurse për respektimin e vullnetit të lirë të individit, as që mund të bëhej fjalë. Se, vetëm ideja që ndokush mund ta kalonte këtë nëpër mend, e tërbonte atë aq shumë, sa dinakja nuk linte akuzë pa montuar për asgjësímin e atij, që ëndërronte për një të drejtë të tillë. Prandaj nuk duhet çuditur, kur shumë deputetë socialistë vërviten sot mbi kokat e policëve për të zaptuar institucionet si të ishin ca “kala” armiku. Nuk duhet habitur me akuzat monstruoze të atyre, që s’u bëhet vonë ta izolojnë Shqipërínë, qoftë edhe për hir të dhjetë votave paraprake, aksidentale, me të cilat neo-bllokmenët u bënë copa të sfidonin të gjitha vullnetet e lira, të “humbura” nga një gabim njerëzor. Megjithatë, shkaku i akuzave për “kanibalizëm elektoral” nuk duhet kërkuar vetëm tek arsyeja pse këta bajlozë kanë humbur Tiranën. Sidomos kur ata po shprehen të pakënaqur edhe ndaj njerëzve të tyre, vetëm pse nuk paskan arritur të kuptojnë se tërë e keqja, prapambetja, izolimi, mospranimi në BE, kanë buruar nga kundërshtarët, edhe pse këta të fundit kanë punuar sinqerisht për mirëqenien, për anëtarësim në NATO, apo për liberalizimin e vizave, etj. Se, sipas Ramës, si, vallë, nuk paskan kuptuar këta socialistë që vetëm këta proeuropianë të koalicionit “Aleanca për qytetarin” janë shkaktarët e vërtetë të prapambetjes, të errësírës, të mungesës totale të lirive, të neodiktaturës? Që vetëm këta, të cilët duan sinqerisht hapjen e Shqipërísë, bashkimin e saj me shtetet më demokratike të Botës, janë antikomunistët që kërkojnë të ndahet përfundimisht Shqipëría nga e kaluara komuniste,  nga “parajsa” e privilegjeve të pamerituara? Si s’e paskan kuptuar këta socialistë humbaméno se pikërisht këta demokratë janë rreziku real i bashkimit me Europën, i cili bashkim përbën fundin e asaj ëndrre për kthimin e “avushes”, ku derrit i thuhej dajë dhe ku njerëzit barazoheshin vetëm në mjerim? Dhe... të mendosh pastaj që gjithë ky mllef i neobllokmenëve, tërë kjo situatë tensioni, gjithë ky bllokim reformash burojnë vetëm nga frika e humbjes së Ramës, i cili ka dështuar aq keq, sa po përpiqet të kapet edhe pas fijes së kashtës, madje, dhe tek ato dhjetë votat aksidentale, të dala mbi ujë nga një gabim njerëzor?... Po a mund të besohet të jetë ky shkaku i vërtetë i akuzave të çmendura enveriste ndaj institucioneve të menaxhimit zgjedhor? Vërtet! A mund të jetë gjithë ky “cunam” shkatërrues thjesht pasojë e humbjes së një gare elektorale? A mund të shërbejnë ato dhjetë vota fiktive të Ramës për të hedhur gjithë deputetët të kërcënojnë shqiptarët me paralajmërime për katastrofa kombëtare? Jo! Jo! Kjo nuk mjafton! Duhet të jetë një tjetër frikë më e madhe, më e tmerrshme se ambicia për “kolltuk”, më e furishme se lakmia për pasurí, më e tërbuar se zemërimi për mosarritjen e gjithë mburrkave, shtirjeve, inkoherencave, bojkoteve dhe demonstratave të kota që t’i shtyjë neronët në mllefe të tilla! Prandaj shqiptarët mendojnë se arsyeja e akuzave për “kanibalizëm zgjedhor” qëndron shumë më thellë. Ajo fshihet në paaftësínë e lidershipit, që ndien uragánin e zemërímit të elektoratit të majtë, që sheh mohímin e padrejtë të kontributeve të shumë themeluesve të PS-së dhe që dallon llahtarin e Ramës nga presioni i sejmenëve milionerë, që po mbeten pa avokat. Por arsyeja e këtyre akuzave qëndron dhe në afrimin e ligjit europian për të ndëshkuar masakrën e komunizmit, në triumfin përfundimtar të demokracisë së vërtetë. 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›