Për një president nga qytetarët
13 vjet pas miratimit të Kushtetutës së Shqipërisë dhe vetëm 3 vjet pas ndryshimeve thelbësore kushtetuese mbi sistemin politik, është krijuar një masë e madhe dhe cilësore zërash përfaqësues që kërkojnë ndërhyrje e rishikim të saj. Disa prej autorëve të hartimit të Kushtetutës, politik anë të lartë përfshirë dy ish-presidentë dhe emrat më të njohur në fushën e studimeve kushtetuese dhe politike janë bashkuar tashmë në nevojën e rishikimit kushtetues të organizimit të sistemit politik dhe përfaqësues. Nismat individuale apo kolektive prekin sistemin parlamentar aktual (debati për një ose dy dhoma), sistemin zgjedhor aktual (debati për një sistem proporcional kombëtar), sistemin ekzekutiv (debati për formën e miratimit dhe shkarkimit të ministrave) dhe sidomos institucionin e Presidentit (debati mbi formën e zgjedhjes dhe kompetencat e tij). Nëse në disa prej debateve të mësipërme ekzistojnë mendime pro e kundër, në çështje si ajo e rishikimit të formës kushtetuese të zgjedhjes së presidentit ka një qëndrim gati unanim: zgjedhje direkte nga qytetarët.
Pyetjet që shtrohen në raste të tilla janë disa: Përse duhet bërë ky ndryshim kushtetues? A duhen ndryshuar me këtë edhe kompetencat e presidentit? A rrezikojmë të kthehemi në modelin e sistemit gjysmëpresidencial? Zgjedhja direkte dobëson apo forcon dy liderit e partive kryesore politike? A duhet marrë në konsideratë kostot financiare elektorale? Cilat janë tendencat e zgjedhjes presidenciale në rajon e më gjerë? Çfarë duam të arrijmë dhe çfarë garancish ka se kjo zgjedhje do të jetë një zgjidhje e qëndrueshme, efektive dhe afatgjatë?
Natyrisht secila pyetje qëndron, siç edhe shumica e pyetjeve kanë përgjigje të argumentuar. Për shembull, ndryshimi është i nevojshëm sepse me ndryshimet kushtetuese 2008 u kalua nga president përfaqësues dhe konsensual në një president të vetëm një partie politike. Meqenëse, Kushtetuta jonë nuk kërkon prani të domosdoshme të opozitës në raundet e zgjedhjeve presidenciale (edhe kjo një çështje e diskutueshme), atëherë teorikisht mund të ndodhë që 71 deputetë të mblidhen, të votojnë dhe të zgjedhin presidentin. Sipas sistemit tonë kushtetues mund të ndodhë gjithashtu që presidenti, kryeministri, kryetari i parlamentit, maxhoranca në parlament, qeveria dhe institucionet kushtetuese që dalin nga bashkëveprimi i tyre (Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, prokuroria, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Banka Qendrore, Shërbimi Sekret etj), të jenë tërësisht të një partie politike që fiton 71 mandate parlamentare, pra gjysmën e votave popullore. Nëse në votime ndodh që marrin rregullisht pjesë 45-55% e zgjedhësve ose 1.2-1.4 milion banorë, atëherë me sistemin aktual kushtetues mund të ndodhë që partia politike me vetëm 500-600 mijë vota të marrë e të drejtojë të gjitha institucionet politike e kushtetuese në vend. Ky produkt është ligjor, por nuk është moral dhe me siguri, nuk sjell stabilitet politik dhe as garanci për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Zgjedhja direkte e presidentit nuk përjashton kandidimin dhe zgjedhjen e vetë liderëve kryesorë politikë, por detyrimisht nuk përjashton as variantin e dytë, të daljes së kandidatëve të tretë politikë e civilë, jashtë kontrollit të partive të mëdha dhe nëse fitojnë, si një garanci balancimi në përfaqësimin politik. Kjo i detyron liderit dhe partitë të mendohen mirë përpara se të kandidojnë, e forcon besimin qytetar tek institucioni i zgjedhjes, e bën demokracinë më funksionale dhe rrit ndjeshëm prestigjin publik të institucionit të presidentit. Ata merren me politikë në emër të qytetarëve, flasin në emër të tyre dhe tashmë është koha e provës të pranojnë të delegojnë një pjesë të monopolit të zgjedhjeve tek vetë qytetarët. Zgjedhja direkte u njeh dhe u jep pushtet qytetarëve, të cilët me ndryshimet kushtetuese 2008 nuk zgjedhin më direkt as presidentin, as kryeministrin, as qeverinë, as parlamentin dhe asnjë nga institucionet e tjera vendimmarrëse politike. E vetmja votë direkte mbetet ajo për kryetarët e bashkive dhe komunave, shumë pak për një sistem politik që në Kushtetutë e bazon qeverisjen në sovranitetin e popullit.
Kalimi nga zgjedhja e mbyllur presidenciale në parlament (monopol vetëm i dy partive të mëdha) në zgjedhje nga qytetarët (monopol i nismave të lira politike e qytetare) nuk sjell ndryshim të sistemit politik e kushtetues. Në vende si Maqedonia apo Kosova, Sllovenia apo republikat baltike presidenti zgjidhet direkt nga qytetarët, por kompetencat e tyre janë gati të njëjta me modelin e presidentit aktual parlamentar në Shqipëri. Madje, presidenti në Maqedoni e Mal të Zi ka më pak kompetenca, sidomos në gjyqësor dhe në prokurori. Pra, zgjedhja direkte nuk e bën sistemin tonë kushtetues gjysëmpresidencial, por vendos balancë besimi e përfaqësimi midis institucioneve që burojnë nga vullneti qytetar, presidentit dhe parlamentit. Ajo rrit forcën morale të presidentit, fushëveprimin e tij publik, të drejtën dhe fuqinë të komunikojë çdo ditë me qytetarët; pra nga një model presidencial midis ose për partitë politike, nxitet modeli real i një presidenti aktiv jashtë ose mbi partitë politike. Me këtë pushtet të pashkruar presidenti do ta kishte më të lehtë të ushtrojë kompetencat bazë si përfaqësues i unitetit të popullit dhe qytetari i parë i vendit. Edhe argumenti i kostos financiare nuk qëndron për sa kohë që votimi presidencial bazohet në fushata individuale dhe jeta politike, administrative e shtetërore vijon normalisht, pa krijuar vakuum apo tranzicion të gjatë pushteti.
Në aspektin krahasues të gjitha vendet e tjera të rajonit (përjashto modelin gati 40-vjeçar grek) kanë kaluar ose po kalojnë në zgjedhje presidenciale direkt nga qytetarët. Kjo zgjedhje aplikohet me sukses në Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Rumani, Malin e Zi dhe së fundi është rënë dakord për aplikim edhe në Kosovë. Shqipëria në traditën politike rajonale nuk është dhe nuk mund të përbëjë një përjashtim.
Pa u zgjatur në argumente, të cilat janë të shumta dhe aq bindës sa kanë bashkuar tashmë shumicën e konstitucionalistëve dhe politologëve shqiptarë, mbetet për t’u parë dhe debatuar vullneti politik për ndryshime dhe mekanizmi kushtetues për arritjen e tyre. Kushtetuta jonë ishte një kontratë qytetarë, udhëheqje politike, por nenet e fundit të saj e kthejnë në një kontratë të njëanshme, monopolin e të cilës e kanë vetëm udhëheqësit politikë. Kushtetuta ia njeh monopolin e ndryshimit të saj vetëm dy partive kryesore politike, PD-ja e PS-ja, duke ua mohuar qoftë edhe 1 milion shqiptarëve që mund t’i bashkohen nismave publike. Kjo pengesë e vetëdijshme dhe monopol partiak mbi Kushtetutën, kërkon detyrimisht reflektimin e në mos të dyja palëve politike, të paktën e njërës prej tyre. Ky reflektim është test për liderit politikë të PD-së e PS-së për të parë nëse vërtetë mendojnë për vendin, stabilitetin, sistemin funksional politik dhe sovranitetin direkt qytetar, apo e duan mandatin udhëheqës për të qeverisur me rotacion pushtetin dhe shtetin.
Kriza e fundit politike postzgjedhore rinxori në pah energjitë negative të palëve politike dhe paaftësinë e tyre, për ta parandaluar atë ose në rastin tjetër, për ta zgjidhur atë me transparencë, besim dhe mjete kushtetuese. Kjo është një përvojë tjetër negative, e cila duhet e mund të shërbejë si moment reflektimi për goditjen e madhe që iu bë sistemit politik e kushtetues me 21 prill 2008, por edhe për praktikën e dështuar tashmë të konsensusit bipartiak për të qeverisur në emër të popullit, pa pjesëmarrjen dhe votën direkte të popullit.