Ja punonjesit qe kalojne ne varesi te bashkive
Ankthit te punonjesve te konvikteve, ne lidhje me lajmin per shkarkimin e tyre nga puna, i eshte pergjigjur Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Zedhenesja e ketij dikasteri, Brikena Kollcinaku, ka deklaruar se nuk behet fjale per ndonje shkarkim, por per ndryshim varesie. Pra, konviktet do te kalojne ne varesi te pushtetit vendor (bashkive perkatese te rretheve), dhe se bashku me to, edhe punonjesit e tyre. Sipas zedheneses Kollcinaku, kjo eshte nje mase ne vijim te politikes decentralizuese dhe te menaxhimit te sherbimeve me prane perfituesve, me prane qytetareve. Po ashtu, ajo ka vijuar se skema e propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences i sherben administrimit me te mire te konvikteve, rritjes se transparences dhe luftes ndaj korrupsionit. Jane 28 bashki e komuna ne te gjithe vendin, te cilat tashme do te kene ne varesi plot 487 punonjes te konvikteve, si dhe keto te fundit. Me shume punonjes qe ndryshojne varesine jane ne konviktet e Tiranes. Duke pasur parasysh faktin se ne kryeqytet ka me shume konvikte se ne asnje rreth tjeter (6 te tilla), atehere rrjedhimisht edhe numri i punonjesve eshte i madh. Keshtu, behet fjale per 91 punonjes, ku hyjne kuzhinieret, pastrueset, magazinieret, rrobaqepesit, roje, infermiere, kaldaiste etj. Ministria e Arsimit ka sqaruar se asnjeri prej tyre nuk do te pushohet nga puna, por thjesht do te kalojne nen varesine e bashkive perkatese, me qellim decentralizimin. Nderkaq, numri me i vogel i punonjesve qe ndryshojne varesine eshte ne komunen e Kelmendit. Ne konviktin e vetem, qe gjendet ne kete zone, punon vetem nje roje, nje rrobalarese, nje kuzhinier dhe nje magazinier. Ndersa ne konviktet e zonave te tjera, numri vjen duke u rritur, nisur edhe nga kerkesat e nxenesve per t'u shkolluar, duke jetuar njekohesisht ne konviktet shteterore.