Vidhet dyqani, nen hunden e policeve
TIRANE - Vidhet dyqani i kepuceve dhe policia "ben sehir". Ngjarja ka ndodhur duke gdhire dita dy dite me pare, ku tre persona kane grabitur nje dyqan kepucesh perballe ish-ekspozites. Por ne vendin e ngjarjes ka qene dhe nje patrulle policie, ku hajdutet u kane marre leje, efektivave per te "ngarkuar mallin e tyre ne furgon". Ka qene pronari i dyqanit ai qe ka vene re vjedhjen e ndodhur dhe ka njoftuar policine, por kjo ka ndodhur ne mengjes, pasi hajdutet kishin "mbaruar pune". Tre te rinj, kishin parkuar makinen e tyre nje furgon, prane nje dyqani kepucesh. Duke qene efektivat e policise aty hajdutet, u kane kerkuar "leje" qe te ngarkonin mallin. Asnje nuk ka dyshuar per ate qe do te ndodhte me vone, por tre te rinjte, te shpallur ne kerkim tani, kane grabitur nje sasi malli, kepuce e me pas jane larguar te qete, pa u bezdisur nga njeri. Vjedhja eshte zbuluar ne mengjes kur eshte bere denoncimi, nderkohe qe kane nisur hetimet per zbulimin e autoreve. Policia nuk ka konfirmuar faktin se ne ate vend ka qene nje patrulle policie ne momentin qe po ndodhte vjedhja, por konfirmohet e gjithe ngjarja dhe burimet kane thene se, ka ndodhur vjedhja pikerisht ne vendin ku dhe ka ndodhur historia. Nderkaq qe dje, policia ka raportuar dhe vjedhjen e tre dyqaneve te tjera, ku jane marre, 10 mije euro dhe 4 mije leke. Ne pranga jane vene Dushnik Lepuri, 26 vjec dhe Edmond Lilaj, 41 vjec.