E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka perjashton "rebelet" ne PDK

Fatjona Mejdini

Kreu demokristian, Ndoka, me sa duket, e ka marre seriozisht vendosjen e stabilitetit brenda partise, pas "rebelimit" te perfaqesuesve te tij ne qeverisje dhe drejtuesve te partive te aferta me demokristianet. Pa reshtur akuzat ndaj segmenteve te caktuara ne PD, Ndoka ka vendosur doren rende mbi kundershtaret qe kerkuan koken e tij. Madje, ka kerkuar dhe kongres partie dy dite para "rebeleve". Keshtu, zevendesministri i Puneve te Jashtme, Anton Gurakuqi dhe zv/ministri i Integrimit, Zef Bushati, u votuan dje nga demokristianet si te padeshirueshem per te perfaqesuar kete parti ne qeveri. Keshtu, Keshilli Kombetar i Partise Demokristiane mori dje vendimin per te larguar nga keto dy pozicione ne kabinet dy perfaqesuesit ne nivelet e dyta te qeverisjes, duke hapur ne kete menyre dhe garen zyrtare per keto dy pozicione, gare e cila do te jete e lire dhe e hapur. Ne fjalen e tij ne Keshillin Kombetar, kreu i PDK, Ndoka, u beri thirrje demokristianeve te qendronin larg skenareve percarese dhe denigruese per vete partine. Ai u shpreh se ishin vete Gurakuqi dhe Bushati, ata te cilet ishin perfshire ne skenare te ardhur jashte PDK-se dhe qe kishin sjelle edhe motivacionin e keshillit kombetar te kesaj partie per t'i shkarkuar.

"Ambicia e tyre personale politike, pazaret e fshehta te nxitura nga ligji i ri elektoral apo rritja e autoritetit politik te PDK-se, krijuan xhelozi te medha, pre e se ciles rane edhe zyrtaret, te cileve PDK u besoi perfaqesimin e Grupit parlamentar, si dhe te funksioneve ekzekutive", theksoi Ndoka ne lidhje me arsyet, te cilat i kane shtyre keta persona te kundershtojne figuren e tij ne krye te demokristianeve. Nga ana tjeter, Ndoka deklaroi se kishte prova te qarta per te faktuar presionin e hapur te bere ndaj deputeteve dhe bashkepunetoreve te tij nga zyrtare te larte qe, fatkeqesisht, i perkasin partise me te madhe aleate, Partise Demokratike. Kjo i hap rruge tashme kreut te Demokristianeve, Nard Ndoka, qe t'i kerkoje Kryeministrit Berisha edhe shkarkimin dhe zevendesimin me dy emra te tjere te dy zevendesministrave. Po keshtu, dje u mor vendimi per distancimin plotesisht te PDK-se nga qendrimet destruktive te disa individeve pseudodemokristiane, madje duke i demaskuar ato publikisht. Nga ana tjeter, Keshilli Kombetar i PDK-se mori vendimin qe me 8 maj te mbaje edhe Kongresin e Jashtezakonshem te kesaj partie, dy dite perpara se kundershtaret e tij politike kishin vendosur ta therrisnin kete kongres. Duke sjelle ne kete menyre dhe neutralizimin e te gjitha perpjekjeve per te zhytur me tej ne konfuzion Partine Demokristiane, e cila gjithnje ka qene ne qender te ciklonit te perplasjeve dhe te kerkeses per shkarkim kryetaresh.

Kundershtaret: Do heqim Ndoken

Kundershtaret politik te ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, njekohesisht kreu i PDK-se kane theksuar se nuk e njohin legjitimitetin e Keshillit Kombetar te mbledhur dje nga Ndoka. Sipas tyre, ky keshill eshte i perbere nga njerez te blere nga ana e kryetarit te PDK-se, me ane te parave dhe te posteve qe vete Ndoka ju ka ofruar ne qeveri. Nga ana tjeter, keta kundershtare si Anton Gurakuqi, Pashk Ujka dhe Zef Bushati kane theksuar se do te mbledhin kongresin e Jashtezakonshem te partise dhe me votat e ketij kongresi do te shkarkojne Nard Ndoken.

Kryetari i PDK: Pas sulmeve qendron Topalli

Kreu i PDK-se, Nard Ndoka, ka deklaruar disa dite me pare se keto sulme ndaj partise se tij, vijne nga segmente te vecanta te PD-se dhe me konkretisht nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas Ndokes, permes shantazheve dhe ofertave, Kryeparlamentarja Topalli ka bindur perfaqesuesit e PDK-se ne qeveri dhe ne Grupin parlamentar per te dale kunder tij. Diten e djeshme, Ndoka deklaroi ne Keshillin Kombetar se kishte prova te qarta ne lidhje me keto perpjekje te ardhura nga PD per te destabilizuar partine e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›