E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikane e britanike, 3 vjet per te pastruar Gerdecin

Nenshkruhet kontrata per pastrimin e Gerdecit, vendin ku me 15 mars shpertheu nje fabrike e cmontimit te municioneve, duke shkaktuar 26 te vdekur. Nje dite me pare, Ministria e Mbrojtjes ka zyrtarizuar marreveshjen me firmen amerikane AGNA dhe lajmi konfirmohet edhe nga ambasada amerikane ne Tirane. Firma ka kontraktuar nje tjeter sipermarres, britaniket e "EOD Solutions", ndersa deklarohet se do te duhen 3 vjet per ta kthyer zonen te sigurt, kryesisht 300 metra katrore te kraterit. "EOD Solutions" ka punuar ne projekte te tilla ne Shqiperi per me teper se 9 vjet, duke demontuar mijera municione", sqarohet nga autoritetet. Keshillohen banoret te mos kthehen afer zones se shperthimit apo te rindertojne banesat, pasi zona eshte ende e pasigurt. Rreth nje muaj me pare ishte deklaruar kontraktimi me nje firme amerikane per pastrimin e Gerdecit, ndersa kjo marreveshje eshte zyrtarizuar.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›