Ja reagimet e figurave të futbollit pas tërheqjes së Fergusonit
LONDER - Sapo kanë mësuar lajmin për largimin nga trajningu i legjendës Aleks Ferguson, shumë figura të futbollit botëror dhe jo vetëm të futbollit kanë komentuar menjëherë, ku shumë prej tyre shprehin keqardhje, pasi një trajner si Ferguson do t’ju mungojë atyre dhe futbollit në përgjithësi. Largimi i Sër Aleks Fergusonit nga futbolli dhe skuadra e Mançester Junajtid, ku kaloi 26 vite, duke fituar 38 trofe të rëndësishme të futbollit, ndër të cilat 13 tituj kampionë të Anglisë, ka zgjuar reagime nga të gjitha anët e botës.
SEP BLATER, president i FIFA-s: “Arritjet e tij në lojë e vendosin atë pa dyshim në mesin e më të mëdhenjve. Vështirë se do të përsëritet jetëgjatësia e tij në krye të ekipit ndonjëherë.”
MISHEL PLATINI, president i UEFA-s: “Sër Aleks ka dhënë kontribut masiv në futboll, jo vetëm në Skoci e Angli, por në gjithë Europën dhe më gjerë. Ai ishte vizionar i vërtetë, duke na ndihmuar në disa iniciativa të trajnerëve në krijimin e gjeneratave të reja të trajnerëve. Dedikimi i tij, vëmendja ndaj detajeve dhe syri unik i tij për talente janë të pazëvendësueshëm.”.
DAVID KAMERUN, kryeministri i Anglisë: "Arritjet e Sër Aleks Fergusonit të Mançester Junajtid kanë qenë të veçanta. Shpresoj se largimi i tij do ta bëjë jetën më të lehtë për ekipin tim, Aston Vila.”
PATRIK VIEIRA, kapiteni i Junajtid: “Është fundi i erës për një ambasador të vërtetë, jo vetëm për Premier Ligën, por për të gjithë futbollin. Shumë fat Sër Aleksit.”
PITER SHMAJKEL, ish-portier i Junajtid: “Nuk mund të krijoj sensin e kohës. Më ka ardhur si një shock i vërtetë. Jam i dëshpëruar dhe i shokuar.”
POL INCE, ish-futbollist i Junajtid: “Më kujtohet dita e parë në Mançester. Nuk e kalova kontrollin mjekësor dhe mendova se transferimi im dështoi. Ai më trajtoi si të isha djalë i tij dhe kurrë nuk do ta harroj atë moment. Kishte shumë standarde të larta, por ai nxori më të mirën nga unë, kjo është e sigurt.”.
DAVID BEKAM, ish-futbollist i Junajtid: “Impaktin që ka pasur ai në ekip, lojtarët dhe tifozët nuk besoj se ndokush në botën e futbollit do ta ketë ndonjëherë.”
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)