E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat, Sequi shprehet i zhgënjyer: Kemi kërkuar më shumë kandidate gra

ettore-sequi-ne-tavolineShkodër- Nga qyteti i Shkodrës ku ka marrë pjesë në një aktivitet me të rinjtë në kuadrin e Ditës së Evropës, ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë paraqitur dy ditë më parë nga partitë politike.

Sequi ka kritikuar numrin e ulët të grave në lista, duke theksuar se në bazë të apelit dhe rekomandimeve që faktori ndërkombëtar ishte shprehur më parë: “Kemi kërkuar që përfaqësimi i grave të ishte më i madh. Nuk ishte ajo që prisnim për pëërfaqësimin e grave. Njoh deputetë të cilët kanë bërë një punë shumë të mirë”,-ka deklaruar Sequi.

Ambasadori Sequi ka qenë i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Shkodër me të rinjtë me rastin e Ditës së Evropës. Sequi vlerësoi vitalitetin e të rinjve shqiptarë dhe apeloi se “duke punuar sëbashku do t’i bashkoheni Evropës. Shkodra më kujton Evropën, për shak të lidhjeve të hershme me BE-në, një evropian i vërtetë për vlerat jo për pasaportën”,- tha Sequi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›