E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odise Roshi mund të rikthehet te Këlni

KELN - Kur të gjithë menduar se Odise Roshi do të vijojë karrierën te FSV Frankfurt, vjen lajmi tjetër për të: Ai mund të kthehet te Këlni. Mesfushori shqiptar i Bundesligës 2, me të gjitha gjasat do të jetë pjesë e skuadrës që ka kartonin e tij deri në vitin 2015.
Mediet gjermane kanë konfirmuar se lojtari i cili ishte dhënë në huazim te FSV Frankfurti do të kthehet, tek ekipi i tij i mëparshëm.

Mesfushori 21-vjeçar është paraqitur përgjithësisht mirë dhe FSV-ja edhe mund ta mbante në skuadër, por duke parë gjendjen, Këlni ka vendosur të kthejë në ekip.

Kujtojmë që Roshi u bashkua me Kapllanin në gusht të 2012. Ai gjatë këtij sezoni ka realizuar 26 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, duke u aktivizuar gjithsej 793 minuta

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›