E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja rezultatet e javës së 8-të të Superligës

U luajtën sot tre sfidat e para të javës së 8-të të Superligës. Skuadra e Tiranës arriti të fitojë 2-0 përballë Teutës së Durrësit falë golave të Gjergji Muzakës dhe Bledar Devollit.
Ekipi i Laçit mposhti 3-1 Vllazninë e Shkodrës falë golave në pjesën e dytë të Norës, Veliajt dhe Nimanit, ndërsa për shkodranët shkurtoi diferencën futbollisti kosovar, Kasapi.
Ndërsa ndeshja mes Gramozit dhe Kastriotit në Ersekë përfundoi në barazim pa gola.
Ja rezultatet:
Laçi - Vllaznia 3-1
Shënues: Nora 50', Veliaj 63', Nimani 70' Kasapi 81'
Gramozi-Kastrioti 0-0
Tirana-Teuta 2-0
Shënues: Muzaka 79', Devolli 90'

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›