E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmirësimi i klimës së biznesit, garanci për sipërmarrje të reja

Përmirësimi i klimës së biznesit nga qeveria i jep investitorëve të huaj garanci për sipërmarrje të reja në Shqipëri. Biznesi i ndërtimit si një sektor potencial për vendin ka shënuar hapa progresi edhe në adoptimin e standardeve dhe teknologjive bashkohore. Në këtë kontekst shumë nga bizneset shqiptare të sektorit të ndërtimit po bashkëpunojnë me investitorë dhe sipërmarrës të huaj për praktikat më të mira të ndërtimit. Florentia Xheka presidentja e një prej bizneseve shqiptare të ndërtimit është shprehur optimiste për bashkpunimin me sipërmarjet e huaja të këtij sektori.Me një sy optimist e shikon këtë situatë edhe drejtori i eksporteve, për Evropën Lindore dhe Qëndrore, Hans Boekaerts.
Konferenca është zhvilluar në kuadër të panairit për biznesin në ambientet e Pallatit të Kongresevë në Tiranë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›